Nuland në Beograd: Serbia aleate me SHBA

redaktor

Shtetet e Bashkuara i kuptojnë më së miri lidhjet e forta tradicionale të Serbisë me Rusinë dhe nuk shohin asnjë kontradiktë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira të Beogradit si me Moskën, ashtu edhe me Uashingtonin, tha në kryeqytetin serb Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, duke dëshmuar kësisoj një tolerancë të ndjeshme qëndrimi.

Amerika është krenare që e ka Serbinë partnere të saj, do të deklaronte zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit pas një takimi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne e kuptojmë se Serbia ka lidhje të hershme me Rusinë, dhe nuk shohim ndonjë kontradiktë në ruajtjen e një marrëdhënie  të mirë si me Rusinë, ashtu edhe me Amerikën. Ne nuk i kërkojmë miqve apo aleatëve tanë të zgjedhin”, u shpreh Nuland.

Ndihmës-sekretarja shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Serbinë në rrugën e saj europiane e theksoi rolin e këtij vendi në rajon, në bashkëpunimin rajonal e atë çfarë ajo ka bërë në drejtim të pajtimit.

Me rëndësi të veçantë, pohuar nga Nuland, Uashingtoni sheh vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Përpara Vuçiçit, Nuland pati takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, një delegacion parlamentar e një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile përfshirë Avokatin e Popullit, Sasa Jankovic, si dhe Rodoljub Sabic, Komisioner i Informacionit Publik dhe Mbrojtjes se të dhënave personale.

Share This Article
3 Comments
  • Perse jo aleate. SH.B.A dhe NATO bombarduan Serbine por tere kohen nuk ushtruan asnje akt terrorist dhe nuk cuan ne Arabi asnje jihadist te luftojne kunde civilizimit perendimore.

    Keto ishin meritat e sundimit te Salih Berishes ne Shqiperi dhe Thacit ne Kosove.

  • Shiko sa mire qenka veshur zyrtarja amerikane?

    Ne tiran bente vizita e konferenca shtypi me bizhama ajo. Apo silas vendit dhe kuvendi, si i thone.

  • Pse jo Serbet dergojne vullnetare ne Ukraine me pro-Ruset, dergojne ne Sirir me ISIS. Greket dergojne luftetare te shenjte ne luften e Kosoves dhe te Bosnjes e keshtume radhe. Prape Shqiptaret e kane fajin……..!!!!!!
    Fundja kjo eshte Bota , beni si themi ne dhe mos beni si bejme NE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *