Numërimi për këshillat bashkiakë, 7% nga fundi; kryeson PS

redaktor

Megjithëse në ditën e katërt të numërimit të votave, ende procesi nuk është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin. Rreth 7 për qind e kutive të votimit mbeten ende të panumëruara për anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Nga 93 për qind e votave të numëruara Partia Socialiste rezulton më e votuara në vend, me 26.36 për qind të votave, Partia Demokratike e dyta me 19.98 për qind, LSI e treta, PDIU e katërta me 3.91% të votave.

Bie në sy se, rreth 30 për qind e votës kombëtare ka shkuar për partitë me të vogla.

Në Këshillin Bashkiak më të madh në vend, atë të Tiranës, Partia Socialiste deri tani merr 25 vende, Partia Demokratike 17, LSI 13, PDIU 3 dhe LZHK, FRD dhe PR nga një anëtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *