Numërohen 13 kutitë e para, PS në vend të parë, LSI e dyta, PD në vend të tretë

Dita
Komisionere te shoqeruar nga police te armatosur, duke dorezuar kutite e votave dhe materialeve zgjedhore pas mbylljes se qendrave te votimit, ne shkollen Vasil Shanto. Sot ne Shqiperi eshte votuar per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare./r/n/r/nCommissioners, escorted by police officers, hand over ballot boxes after the closure of polling stations in Tirana's Vasil Shanto school on June 25, 2017. Albania votes in a parliamentary election with Socialist Prime Minister hoping to boost his grip on power and lead the Balkan country into talks on European Union accession.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, procesi i numërimit ka filluar në disa KZAZ, ndërsa pritet të nisë dhe në KZAZ e tjera.

Deri në orën 01:00 të ditës së sotme, në rang vendi u numëruan 13 kuti votimi nga 5362 që janë në total. Nga numërimi i kutive të para të votave në qarkun e Korçës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kukësit, Partia Socialiste kryeson me shumicë votash. Deri tani kur janë numëruar 13 kuti votimi nga 5362 që janë gjithsej në të gjithë vendin, Partia Demokratike është parti e tretë, pasi LSI ka më shumë vota.

Në shifra, PS numëron 1583 vota, LSI 690, kurse PD 667 vota. Por në dy qarqe të mëdha, të cilat vijnë pas Tiranës, është ndërprerë numërimi.

Në Durrës dhe në KZAZ-në 48 që i përket qytetit të Elbasanit, komisionerët e majtë dhe të djathtë janë dakordësuar që procesi i numërimit të votave të nisë sot në mëngjes.

Share This Article
1 Comment
  • Nderprerrja e procesit te numerimit per mua personalisht eshte indicje e forte e tentatives per manipulim votash, prandaj nese kerkoni te na “shisni” lajme dhe jo mbrockulla, mundohuni te na shpjegoni, se cili eshte shkaku i nderprerjes se numerimit te votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *