Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Nga rreth 42% të votave të numëruara deri më tani, KQZ bën me dije se Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 25.42% të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.47%. Ato ndryshojnë vendosjen në kryesim herë pas here.
Partia Demokratike të Kosovës ka 21.72% të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 12.22%, ndërsa Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 5.28%.
e.ll./dita
