Numëruesit e PS bllokojnë numërimin në Kavajë, thirret për ndihmë policia

Ornela

Një situatë e tensionuar është krijuar në Kavajë pasi numëruesit e PS-së nuk kanë pranuar të vijojë procesi për numërimin e 84 kutive të votave për kryetarin e bashkisë.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe policia. Forca të shumta janë pranë KZAZ-së.

“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.

Share This Article
5 Comments
  • partia demokratike do fitoren me dhune, po me dhune e sherre nuk fitohen zgjdhje se kaloi koha kur zgjedhjet i organizonte berisha

  • PD kot shpreson ne Kavaje nuk ka mbeshtetjen si dikur se zhgenjeu shume qytetare kavajas duke e lene pas dore dhe kthyer ne nje qytet te harruar.

    • tani qe z. isak djen humbjen e thelle ne kavaje krijojne lloj lloj situatash per tu duk sikur rremujen po e krijojne socialistet, normal me bashkine humbje e dyfishte

  • tani qe demokratet e ndjejne humbjen edhe ne kavaje sajojn lloj marifetesh, po e sigurt qe Kavaja do beje zgjedhje te duhur duke me ata qe i dhane shtyse perpara qytetit tw tyre

  • kot lodhet partia demokratike ashtu sic humbi votat elektorale, ashtu do humbi dhe votat e bashkise e ka humbur shansin ne kavaje se ne tere ato vite pushtet nuk pati ansje investim, asnje ndryshim per mire qofte dhe ne mirebajtjen e qytetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *