Shumë e shumë kandidatë,
nuk e kuptuan menjëherë,
se renditja në fletën e votimit,
ka zero dhe zero vlerë!
Aleatët e ngushtë të PD-së,
kot u lodhën më kot,
se po s’patën votat e tyre,
absolutisht që nuk fitojnë dot!
Vendi në listë nuk ka vlerë,
por votat që merr çdo njeri,
si Njëshi dhe Tridhjetë e Pesa,
kanë të njëjtën siguri!
Agron Duka është numri Dy,
po nga PD-ja s’ka hiç interes,
atë do ta bëjnë deputet,
vetëm votat e tija që ka në thes!
Ky sistem është secili për vete,
brenda partive e egër do të jetë gara,
dhe vetëkuptohet që uniteti,
do të nxjerrë plot e plot të çara!
Besoj se të gjithë do votojnë,
dhe partinë-dhe kandidatin,
dhe bën vaki që njerëzit të harrojnë,
Monikën-Lulin dhe Të Gjatin!
Në Tiranë do jetë gara më e fortë,
në PD-ë kundër aleatëve,
Shehi-Dule dhe Idrizi,
do jenë në listën e të pafatëve!
Është vërtetë herë e parë,
që në gjithë këto Tridhjetë vjet,
Fatmir Mediu do shikojë,
sa anëtarë ka partia e vet!
Tani të gjithë e kuptojnë,
se Luli fare kot u ka bërë zbor,
se me këtë sistem votimi,
askujt s’i bën dot asnjë favor!
Ne në mes njerëzve jetojmë,
dhe unë kam dëgjuar përditë,
që pdëistët i thonë njëri-tjetrit:
“Të mos i votojmë këta parazitë!..”
A.DUKA
