Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Nunc aut numquam z.Basha”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > “Nunc aut numquam z.Basha”
Lajmi i funditPolitike

“Nunc aut numquam z.Basha”

Dita
Published June 5, 2016
Share
SHARE

Nga Keti Bazhdari – Po shpejtoj të shkruaj këtë artikull, në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm që është mbajtur në këto 25 vjet në Shqipëri. Kryetarit të qeverisë shqiptare, Z. Edi Rama, atij që ngriti shpresat e shqiptarëve dhe fitoi besimin e shumicës së tyre për të rindërtuar një Shqipëri nga a-ja dhe kryetarit të ri të partisë më të madhe opozitare, Z.Lulzim Basha, i cili me natyrën e tij më shumë prej diplomati sesa prej lideri tipik, arriti të trajtojë dhe të heqë de jure nga kthetrat e autokratit të fundit komunist, një aset të rëndësishëm të demokracisë shqiptare, Partinë Demokratike.

Ka disa muaj që mjetet e informimit publik po thyhen nga prononcime e thirrje të drejtëpërdrejta të kryetarëve të shteteve, sekretarëve, zv/sekretarëve, ambasadorëve e diplomatëve të tjerë të rëndësishëm, të cilët marrin mundimin të merren me punët e brendëshme të një vendi të vogël dhe të parëndësishëm për të miratuar një reformë, që mesa duket është më e rëndësishme se vete ai.

Asnjëhere nuk kemi patur privilegjin që kaq shumë personalitete të bëhen një fjale dhe të kërkojnë me ngulm e konsistencë miratimin e një reforme. Biles deklaratat e ambasadorit amerikan Z.Donald Lu janë aq direkte dhe të forta, sa kur e degjon teksa përpiqet me tërë vullnetin dhe dijen e tij në shqip, të kaplon një dëshirë e fortë për të protestuar për gjithë atë kohë e nerva të harxhuara të këtyre personaliteteve dhe të tërë shqiptarëve që tash 25 vjet s’guxojmë as të kthejmë kokën mbrapsht e të shohim si kemi ngelur vend numëro, me këmbët zhytur në llucë.

Unë kam shkruar dhe herë tjetër për reformën dhe domosdoshmërinë e saj duke e trajtuar në rrafsh më teorik, por sot ndjej nevojën të shprehem si një qytetare e revoltuar me lojrat pa zarar të disa politikanëve të vendit tim. Kur Z. Lu tha ata ju marrin për dele, unë papritmas ndjeva një si sens ovin brenda meje.

Kujt t’i duket qesharak apo i tepërt ky krahasim, duhet të frikësohet për nivelin e delezimit të vet deri në pikën që se kupton më. S’ka asgjë në fakt për tu habitur nëse pranon që shqiptarët sillen më shumë si tufë e madhe me dele sesa si shoqëri.

Ne vijmë nga një e kaluar historike me luftra, dhunë e diktatore ku na është lëmuar cdo cep nga autoritarizmi. Në këtë nivel pervers konformizmi ku kemi arritur  është e pamundur të ndërtojme shoqëri me vlera. Ne na mungon pothuajse fare ndjenja komunitare dhe për cdo gjë i referohemi vetëm vehtes ose një rrethi shume të ngushtë personash, mendojme si të përfitojmë vetëm për vehte duke përdorur cdo mjet, si të mbajmë vetëm shtëpinë tone brenda 4 mureve pa asnjë përgjegjësi për pronën e përbashkët, bëjmë vetëgjyqësi dhe me një koeficient shumë të lartë për numër popullate vetëndërmarrim dënime kapitale me heqje jete të tjerëve.

Në keto kushte, cdo formë e caktuar qeverisje që nuk përmban elemente të shprehur mirë të autoritarizmit do jetë e destinuar të sfumohet përballë formave të pushtetit të tipit feudal si ai i Berishës, që në vetvete nuk prodhon asgjë përvecse garanton edhe me tej kushtet dhe mekanizmat që shqiptarët të funksionojnë si tufë dhe jo si komunitet. Kjo është dhe arsyeja pse një grup i madh personalitetesh botërore po kërkojnë që ne të ndahemi njëherë e mirë nga kjo formë arkaike pushteti, po kundërvihen duke investuar autoritetin e tyre përballë pushtetit feudal të një burri idhnak e plak në të gjitha kuptimet dhe po mundohen të na bëjnë të kuptojmë se ka ardhur momenti që autoritarizmin e pushtetit ta zevëndësojmë me autoritetin juridik. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që ne do ishim vërtetë dele nëse nuk mbështesim vehten në një moment kaq deciziv.

Mbeshtetja e vehtes fillon nga ju kryetari i ri de jure i Partisë Demokratike, rritur e shkolluar në Holandë me aspiratën që një ditë të mund t’i drejtoni shqiptarët me një vizion tjetër nga parardhësi yt plak i partisë.

Ka ardhur momenti qe ju Z. Basha të keni nderin të paraqiteni për herë të parë si kryetari de facto i Partisë Demokratike, si ai që i degjon të gjithë dhe në fund merr vendimin e duhur sepse kryetar s’të bën karrigia që ju mbani sot por përgjegjësia që do jeni në gjendje të mbani nesër. Ajo karrige tashmë është e juaja dhe askush s’guxon t’jua cënojë me kërcënime sepse do dini t’i tregoni vendin. Gjitha tjerat jane qurravitje dhe shtrigime. Kështu duan t’ju shohin shumica e simpatizantëve të partisë suaj dhe gjithë pjesa tjetër e qytetarëve shqiptare që janë lodhur nga thirrjet histerike te Berishës e ca ithtarëve të tij pengmarrës. Po të duash ti ata s’kanë asgjë në dorë përvec se te cirren.

Nunc aut numquam Z.Basha!

Edhe per ju Z.kryeminister kam dicka. Përvec vullnetit dhe dëshirës që keni treguar nga fillimi deri më sot për ta realizuar reformën në drejtësi, ju lutem tregoni maksimumin e bujarisë suaj që diskutimi me Z.Basha të pasohet nga një moment solidarizimi për të gjithë ne. Solidariteti lind ne kushtet e mirëkuptimit absolut. Z. Basha ka nevojë nesër më shumë se kurrë që një kryeministër modern, i ri, i fortë si ju të jetë shembulli dhe garancia e tij, pavarësisht krahëve politikë dhe jo plakushi bizantin që e mban lojën ndezur vec me presione. Z.Rama te gjithe garantët e huaj, vendas dhe shumica e shqiptarëve, jam e bindur që sot investohen tek bujaria  e juaj.

Dita June 5, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • Monika Kryezeza says:
    June 5, 2016 at 9:12 pm

    KE PROBLEME TE RENDA …..:”Stambolli ka 25 vjet qe digjet kjo vazhdoka te krifet’)
    -O vrit vehten
    -O shtrohu ne spital
    -O vere ferexhene e shkruaj hartime per Fevzi-balline

    Reply
  • Monika Kryezeza says:
    June 5, 2016 at 9:22 pm

    NUK ESHTE VETEM NJE QE ÇALON E TI BESH DERMAN .NE KETE VEND JANE TE GJITHA ‘TOPALLE’!
    U qame nga shoqet LENKA qe dinin te milnin te mbillnin e korrnin dhe perfunduam tek LOQET SHENKA!

    Reply
  • Ganiu says:
    June 5, 2016 at 9:36 pm

    Gabon moj Zonje kur me kast i kreh bishtin kolegut me te ngushte te berishes, Lulezim Bashes, qe eshte Berisha ne miniature. Ju kojtoni se duke komplimentuar Bashen do kete efekt ne rezultatin e takimit?! gaboheni- Basha eshte goja e Berishes. Megjithate meritoni vemendje per shpresen qe ushqeni.

    Reply
  • Nafija says:
    June 5, 2016 at 10:08 pm

    Vajze e pashme e buzagaz kjo Keti ,por nuk e di diçka i mungon!Apo mos ka ne plan qe pas PS se Rames te kaloje ne PD e Lulkes! Uroj qe ky djalosh i ri t’ju degjoje me veshet e tij e te te pergjigjet me zerin e mendjen e atit te tij shpirteror e pas kesaj do te bindeni qe ketu (ne politike )te gjithe jane si ai plakushi bizantin!

    Reply
  • socialisti bythpambuk says:
    June 6, 2016 at 4:42 am

    Po kjo c,pati ?
    Doni me per Rilindjen?

    Reply
  • sallakja says:
    June 6, 2016 at 6:09 am

    Kjo vajza me qilim, duket shume inteligjente,
    por une i shkreti nuk e kuptova. Mah….ose eshte faji im
    ose kishin te drejte, I Pooh kur kendonin…….
    …..ej ej picola Keti….

    Reply
  • demo says:
    June 6, 2016 at 8:13 am

    Temen o!E mesove dhe gjuhen Tuci

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?