Nuri Seferi kërkon brezin Europian në WBO

redaktor

Nuri Seferi do të ngjitet sot në mbrëmje në ring për brezin Europian të Federatës WBO. Boksieri shqiptar do të përballet, Firat Arslan, gjerman me prejardhje turke në Gëpingen.

39 – vjeçari kërkon të rimarrë titullin që e humbi Janarin e vitit të kaluar në duelin me polakun Krzysztof Glowacki.

Atë brez Nuri Seferi e kishte mbrojtur katër herë. Ai është rikthyer pas dëmtimit dhe triumfi i disa muajve më parë me nokaut teknik me serbin Dusan Krstin tregoi se ka ende dëshirë për të qenë kampion.

Firat Arslan është një boksier me përvojë. Në karrierën e tij 45 – vjeçari numëron 47 sfida, nga të cilat ka fituar 37, humbur 8 dhe barazuar 2.

Nuri Seferi ka 44 takime, ku ka triumfuar 37 dhe humbur 7. Ky duel është pjesë e eliminatoreve për titullin botëror të federatës IBO.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *