Policia e Marokut ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar martesën e një vajze 13 vjeçe, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte 27 vjeç.
Në ceremoni çdo gjë ishte gati, si torta, lulet, të ftuarit, dhuratat dhe prindërit e lumtur.
Imazhet e postuara në Facebook zemëruan rrjetin social dhe ngjarja ka ndodhur në Tetouan, një zonë me 400 mijë banorë, në veri të Marikut. Vala e zemërimit në rrjetet sociale e detyroi policinë që të ndërhynte.

Ata ndërprenë ceremoninë dhe i dërguan mysafirët në shtëpi.
Nëna e vajzës tha së behët fjalë vetëm për një festë fejese, një premtim dashurie në pritje që vogëlushja të rritet deri sa të mbushë 18 vjeçe.
Fotot e publikuara tregonin se bëhej fjalë për një martesë me të gjitha rregullat.
