Nusja dhunohej nga vjehrri e burri, prangoset bashkëshorti, babai i tij në kërkim

Herion Mesi

KORÇË- Me akuzën se ndaj saj është ushtruar dhunë, një 26-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj dhe babain e tij. Nga policia e Korçës mësohet se Gentian Sinanasi, 31 vjeç, dhe Ç. Sinanasi, 72 vjeç akuzohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit, shtetases R.S, 26 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Moglicë.

Pas denoncimit mësohet se 31-vjeçari ka rënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *