9 fëmijë dhe 4 gra që vuanin prej vitesh në kampin e ferrit ‘Al-Hol’ në Siri tashmë janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. Misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve atje, kryesisht gra dhe fëmijë është përfunduar me sukses dhe tashmë pritet që shumë shpejt 13 të shpëtuarit të vijnë në Atdhe bashkë me kreun e Anti terrorit të Shqipërisë, Alban Dautaj. Lajmin e ka konfirmuar, në një postim në Twitter, edhe një zyrtar i lartë sirian, Dr. Abdulkarim Omar.
“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri. Më herët gjatë 3 misioneve të tjera janë riatdhesuar në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar. Report Tv mëson se nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se Eva Dumani, e reja e cila kërkoi ndihmë përmes mediave nuk ka ardhur sërish për shkak se nuk është gjetur nga autoritete. Me këtë riatdhesim të sotëm shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri. Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.
o.j/dita

Komplimente, por jam kurioz te di sì perfunduan atje keta persona. Mund te na vinte ne dijeni edhe artikull shkruesi.
Dhe ju i queni SHQIPTAR keto fundrrina qe nisen hoxhallart te luftojne per Allahun e ISIS?!
Mbaruan “Masterin” ne Siri dhe tani po kthehen te japin mesim tek Universiteti ne Mezez ose tek Unaza e re me firmen e Rektorit Erdogan Pasha.
I lini atje ku jane. Nuk I çoi njeri me zor dhe nuk I duhen Shqiperise keto plehra. Boll kemi ata.qe ngrene sumen perpjete ne sheshin Skenderbej.
Duke ditur sa veshtire eshte te hysh ne keto kulisa dhe te kryesh nje aksion te tille, jam i detyruar te komentoj nje BRAVO te madhe gjithe atyre qe kane bere te mundur kete operacion. Kushdo qofte, …
Perse thoni shpetuam ,ata ishin vullnetar vajten vete nuk i rrembeu njeri,pastaj del ministeri pa dinjitet dhe u bene pritje, sikur eshte skuadra olimpike dhe u kthyen nga turneu.
Keta jane fare e keqe ishte fate qe ishin andeje te kishin ikur te gjithe soje i tyre,ju na i sillni ketu, ju lumte keni bere pune te mire.