Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Ballkani i hapur nuk do të ndalet” dhe në këtë mënyrë iu është përgjigjur kritikëve.
Në një reagim pas deklaratave të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, të cilët u shprehën kundër kësaj nisme, Rama shkruan në “Twitter” se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit.
“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama.
Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2022
“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviç.
Deklaratave të këtyre liderëve u parapriu një koment i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviçit, i cili tha se do t’i bashkoheshin kësaj nisme nëse do i bashkoheshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
j.l./ dita

Lopa e dobesuar e Kosoves duhet te korigjoje kufirin edhe me Serbine nese do paqe ne Ballkanin Perendimor. Po deshi lufte ta harroje Shqiperine.
Ky qe mundohet te akuzoje berishen per thyeres se embargos ndaj Serbise (te gjithe e dine se berisha e theu me bekimin amerikan) eshte per vete kembe e krye thyeres i sanksioneve ndaj Rusise.. Nafta, gazi, parate, gruri e armet ruse, do kalojne neper serbi, e prej andej,me ballkanin e hapur, neper shqiperi e gjithe botem.
Nuk ka dyshim! Kosovaret dhe Saliu jane spiune te serbeve! Vetem se dine edhe serbisht edhe turqisht!
“Open Balkans” eshte hapi i pare per te hapur dyert e Europes.