“Nxiti konflikt politik”, Balla thirrje Bashës: PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Metës

J L

Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se kërkesa për shkarkimin e Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk është interes specifik, por është një detyrim moral.

Gjithashtu, Balla i bëri thirrje jo vetëm opozitës parlamentare, por edhe Partisë Demokratike, veçanërisht krydemokratit Lulzim Basha t’i bashkohen nismës për shkarkimin e Metës.

“T’i mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sëpatat , ti kenë gati për të të djelën”, kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta tha Balla duke shtuar se në këtë mënyrë Meta ka shkelur Kushtetutën.

“Nisma është marrë për ta distancuar Shqipërinë nga Ilir Meta, dua të qartësoj që procedura për shkarkimin tij është për shkarkimin e turpit.  Thirrja ime, përveçse drejtuar opozitës parlamentare shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. Do të ishte dinjitoze që opozita t’i bashkohej kësaj thirrje moralisht.   Procedura është për t’i hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe për t’ia lënë në derë atij që turpi i takon.

Skandalet me thirrjet për dhunë dhe thirrje e turpshme kundër aleatëve të SHBA-së janë të mjaftueshme. Mosveprimi ynë do të shkonte në limitet e shpërdorimi të detyrës përballë akteve të rënda përballë akteve Kushtetuese edhe ligjore. Nëse Kuvendi do të lejonte të qëndrojë në Presidencë me këto akte të rënda do të ishte nga ana jonë moskallëzim i krimit. Sot falënderoj 49 deputetët kanë depozituar këtë kërkesë”, tha Balla.

Kërkesa për shkarkimin e Metës, sipas Ballës është bërë për të nxjerrë në dukje një fakt që nuk e kundërshton më asnjë njeri, pasi sipas tij institucioni zyrtar i shtetit nuk është përdhunuar në një mënyrë kaq banale.

Balla u shpreh se Meta ka abuzuar hapur me kompetencat kushtetuese, duke shtuar se roli i Presidentit është të drejtojë thirrje për ulje të tensionit politik.

“Presidenti në rolin e tij mund të drejtojë thirrje për bashkëpunim apo ulje të tensionit politik dhe nuk duhet të turbullojë ekuilibrat politikë”, tha Balla.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ti nuk je asgje, nga ju nxiten konflikte, ju e lyroset.. PS-ne me hajdutlleqet, me drogen, me akrrobaklleqet, ju qe ju mungon ndjenja kombetare, qe s’dine se c’opinga te lepini..! Lerini filmat, mjaft me..! Deklarroni pasurine, nga Likja e deri tek “Bikja”..!Hapini rruge njeriut te ndereshem te marre ne dore fatet e kombit..! Mjaft e bete vendin “poligon qitje” te tigrave prej letre..! Njerezit pa atdhe nuk ndjejne meshire por dhe nuk kane zell te per Allen me asnje. Atdheu te jep fuqi..!

  • “Ata” nxiten, ndersa juve i hidhni nje kove benzine per t’a shuar?
    Kujtoni se do te dilni pa lagur e do t’ia hudhni paq?

  • Thua po dridhen themelet e mafies?Pa gje nuk eshte kjo pune.Edhe Rama e shpuri valixhen diplomatike me para shpejt e shpejt ne Itali me emrin e Zahos.

  • Ulu “mal” të dalë Hëna
    të dalë ajo grykëzëna
    se ty s’të ka bërë nëna
    por një buçe rrëmba rrëmba
    që i ra poshtë tek këmba
    nuk deshi e s’ja kish ënda
    ç’ti bente dobiçit brënda….E pé valixhen ti apo të tha Saliu? O të shkretët ju që do vdisni me daramet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *