Komisioni Europian njoftoi se vendet anëtare kanë rënë dakord të zhvillojnë në janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit, shkruan gazeta amerikane “The New York Times”.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për “periudhën e gjatë të rindërtimit”.
Tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter la më shumë se 13 000 të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende.
Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020.

Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë (117 milionë dollarë) për këtë proces. Gjithashtu sot, prokurorët dhe policia në qytetin e Durrësit thanë se kishin arrestuar nëntë persona me dyshimin për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrës. Cilësia e dobët e ndërtimeve besohet të jetë arsyeja pse shembja e ndërtesave shkaktoi 23 viktima në qytetin e Durrësit.
l.h/ dita

Konference urime biblike apostolike.
Nje lutje kemi, vetem nje lutje: mos i perkraheni me kriminelet , grabitcaret qe fale pushtetit politike nuk kthejne pronat pronareve, nuk zgidhin te drejtat e neperkembuar te shqiptareve , nuk kujdesen per problemet e kombit po vetem riciklojne vezet ma te keqinja te nje demokrature , per me mbush xhepat e nje grusht njerezesh! Shkurt e shqip , mos i perkraheni me mutat e ketyre 30 viteve!
nuk jeni ngopur me mashtrime,o shqiperi e mjera shqiperi?Ne janar behet konferenca,ne qershor ,deri sa te diskutohet dhe te gjenden donatore(qershori eshte lule)mund te filloje dicka.1.dergohen teknike e inxhiniere te BE-se (rroga me vehte),2.do te bashkohen teknike e inxhiniere shqiptare ,me te miret te zgjedhur nga qeveria,3.do te hyjne ne valle firma materialesh te besura (nga qeveria).4.do te angazhohen firma ndertimi (me tender qeveritar)me te besuarat .Se fundi vjen pralla shqiptare:vajti ne pyll te bende dru per te ndertuar nje djep,.Preu gjithe pyllin dhe nuk I ariti lenda,pa nje ashkel e mbetur ne sepate dhe me ate ndertoi djepin dhe u kenaq.