O Ago për kokën tënde, pse e dhjeve Labërinë?!

DITA Online

 

(Labëria është e jona-po është kohë e sharlatanëve)

Në tetëmbëdhjetë Nëntor,
dymijë e shtatëmbëdhjetë,
Nishanit i vunë kurorë,
si një personalitet!.

Kush ja dha-e pse ja dhanë,
pyet i riu dhe plaku,
që të gjithë njëzëri thanë:
“Ago Nezha-dituraku!.”

Ago Nezha-kryetari,
një shahit i historisë,
po s’e dimë ç’ka bërë Bujari,
ç’i ka dhënë Labërisë?!..

Po s’e dimë ç’ka bërë Nishani,
kapardisur si një krushk,
nuk ja vlen dhe po ta shani,
se është i tëri dushk!.

Është dushk që bën veç lënde,
dhe gjethe-ushqim për dhinë,
o Ago për kokën tënde,
pse e dhjeve Labërinë!.

Labërinë me heronjtë,
më të mirë të Shqipërisë,
që u ka hequr patkonjtë,
armiqve dhe tradhtisë!.

Terroristë e tradhtarë,
Bujua dekoroi plot,
ndaj-o Ago:”Punë e mbarë!.”,
këtë herë s’të themi dot!.

Ago Nezha s’mund të tallej,
me heronjtë e Labërisë,
Nishani duhet të shpallej:
“Turp i madh i Shqipërisë!.”

E ka shkruar historia,
si, djepin e partizanëve,
është e jona Labëria,
po është kohë e sharlatanëve!.

Ndaj dhe na u ngrit tensioni,
se po tallet Mëmëdheu,
sharlatanë-a s’më thoni,
në ç’fushë Bujua shkëlqeu?!.

Asgjëkund s’ka shkëlqyer,
se nuk ndrit qymyri i shuar,
se armiqtë më të urryer,
Nishani ka lartësuar!.

Nga krerët e Labërisë,
këtë proçkë s’e kishim pritur,
me armiqtë e Shqipërisë,
Bujua duhet llogaritur!.

Për një fletushkë shoqate,
nuk është se u bë hataja,
krahë mund t’i vësh një pate,
po dot nuk e ngjit në maja!.

Hallet si lule të njoma,
do na çelin për gjithë jetën,
po ndaj jemi gjallë akoma,
që të themi të vërtetën!.

Arben Duka

Share This Article
18 Comments
  • Bukur mire ia ke kenduar. Argumentet qe ben Agua pse e dekoroi Nishanin nuk qendrojne. Ne se ai (Bujua) beri nderi i kombit shoqaten, apo dekoroi fshatra, grupe a individe te shoqates, nuk eshte argument. Ç’ lidhje ka ai sqarim per nje krahine te lavdishme ne shekuj me nje sharlatan tip Nishani.

  • O AGO LESHI,PO DHE KETE E BERE? NISHANI I DEKORUAR SI KRENARIA E LABERISE?PO MIRE QE TURP QE NUK KE,PO CIPEN KU E LE O DERDIMEN?NISHANI KRENARIA E LABERISE JO E JO QE NJUK ESHTE,POR AI ESHTE TURPI I LABERISE DHE I GHJITHE SHQIPERISE,SE PERVEC QE ESHTE HANDIKAP DHE I PAAFTE,POR KA NDIHMUAR,DEKORUAR E BASHKEPUNUAR ME TE GJITHE LLUMIN E SHQIPERISE.TURP TE KESH! VEC NESE KE MARRE DHE TI NDONJE DORE TE MIRE PARASH OSE KE NGRENE NDONJE LUGE CORBE TE PRISHUR.NISHANI TE FSHIJE BYTHEN ME DEKPORATEN QE I KE DHENE TI,SE DHE NE TE TJERET ME ATE DEKORATE FSHIHEMI,E DI TI,LAMASH O LAMASH I LABERISE!

  • O bo bo bo !
    Hajde talent e qendisje qe i ke bere o djale, vellai i shokut tim Sofo, hajde. E ke thare fare dhe lumte mendja dhe pena o trim, se na kenaqe dhe po na mbane shpresat gjalle.
    Hakut u erdhe tradhetarve, u dhe dermen mercenareve., si LULASHEVE dhe BUJAREVE.

  • Ago se ç’na bere gjëmën
    që bëre Jarin – me nder,,
    siç thonë lebët – ç’i ki t’ëmën
    veç kujdes bëj tjetërherë.

    Se kollaj o Ago labi
    zë nderon edhe Salinë
    që me firmat piramida
    kontriboi për Labërinë.

    • Ago eshte nje plak i matofjepsur dhe eshte i paguar nga bujar leska, dhe gjunah qe drejton shoqaten Laberia qe eshte katandisur per lemoshe.C lidhje kane ata qe shesin Shqiperine me Laberine.

  • O gjigand o arben. Sa here qe I lwxoj vjershat e tua them qe kjo eshte me e mira. Keshtu thashe dhe per kete.
    Hahahaaaaaaa
    E dhjeve muataqelliun injorant, kwrcu.
    Dushk dhe ushqim per dhine eshte mustaqedhjeri.
    Burre qe e merte gruaja prapa ne biciklete.
    Hahahahaaaa
    Heret ne mengjes
    Saliu me fshese
    Bujarin e rrahu
    E beri sa qahu
    I nduku mustaqet
    I shkuli dhe faqet
    E nxori perjasht
    Si thesi me kasht
    E futi brenda
    Si thesi me fenda.

    Nuk e di kush mund ti thote burre ketij zvaraniku.

  • Na je bere si zeri i popullit dikur o poetaruc partiak me pages.Mos harro se bashk me kta hora qe drentojn shtetin do bjesh edhe ti o spiuni i sigurimit te shtetit qe popul,i ju quajke fuksa.

  • Mire ia beri Ago dallkauku dhe hipokrti Laberise, i bere m… mu ne koke, se te gjithe kryetaret e degeve te shoqates Laberia, plasen sa te zgjodhen per here te trete kryetar te Shoqates, ne kundershtim me Statutin e saj. E kundershtoi vetem nje person ate dite zgjedhjen e Agos, D Goxhaj. Kam qene prezent ne Gjirokaster. Keshtu qe e meriton kete turp shoqata Laberia dhe te rrine e t’i marrin ere m… te Ago m…, e te mos flasin. Te lumte o Arben Duka!

    • dukatas i leshit.dil me emer dhe mbiemer se keshtu do gjesh ndonje burr per cupen apo dashnor per gruan.
      nuk mund te keshe emrin dukatas dhe te shkrush shkerdhatsha.
      te martofsha listen e dasmes

  • Ago nezha prej dukati ,
    nje deshire te madhe pati !
    te kish fame e dekorata ,
    te medhenjve u shkon prapa!
    ul kurrizin e serviloset ,
    se durimi nuk i soset.
    Kudo ndodhet si shejtani ,
    ndaj e donte dhe Nishani
    por me shume nuk e duroi
    dhe ne fund , e dekoroi!

  • Ago Nezha nga Dukati ,
    nje deshire te madhe pati,
    te kish fame e dekorata.
    te medhenjve u shkon prapa .
    ul kurrizin , servilpset
    se durimi nuk i soset ,
    kudo ndodhet si shejtani ,
    ndaj e donte dhe Nishani ,!
    Po me shume , nuk e duroi
    dhe ne fund e dekoroi!

  • Mos u beni emocional o njerez,Bujar Nishani me te mirat apo te keqijat e veta ishte president i Shqiperise,Ago Nezha me deshiren apo pa deshiren tuaj eshte kryetar i nje shoqate, nje llogjike e thjeshte kupton qe te dy keta personazhe jane shume te suksesshem dhe si te tille eshte normale qe ka njerez te vegjel qe duan ti perbaltin,dhe per baltosje paguajne pijanecin e specializuar per kete pune,jo se nuk ka baltoses te tjere por ky kushton pak,1 teke max dopio je i likujduar me plakun pijanec.

  • O dukatas o kokosh pse po llap lafe bosh cke me agon o rop….ire keq ska bere ka bere vec mire po te gjeta se kush je ata ropt atje ku i ke more vesh ore mik mos u merr me politik eshte kohe vjeshte eshte kohe bari dhe do ikesh per lesh k…ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *