(Vargje të nënshkruara nga “Bolena”)
O Andre, more Andre
O Andrea i Stefanit
Sa të shkon ajo qese
Qeseja e Alimadhit.
E bëre detin stere
E “rrafshove” edhe malin
Shkrove histori të re
Histori të re për Ballin.
Me raki e meze
Me benzinë e ndeze zjarrin
E vure në zigare
Të mençurin dhe të marrin.
O Andre, more Andre
Sa një mizë para ustait
E mban mend një “epope”?
Epopenë e Musarait?
O Andre, more Andre
I zbrite pulat nga trarët
Bëre “histori” të re
“Histori” për tradhtarët.
Ti që na flet për lirinë
Liria s’të ka munguar
Në çdo kohë e në çdo stinë
Ke qenë i privilegjuar.
O Andre, more Andre
U zhyte në fund të gjolit
Veten me gazep e pe
Para emrit të Fan Nolit.
Ty s’të shkon kjo këmborë
Akoma pa tharë gjaku
Ballin le ta bëjë “dëshmor”
Fevzua, Çani, edhe Shkullaku…
O Andre, more Andre
Andrea me flak të gjatë
Mbylle këtë mesele
Po ta mbajti hape prapë.
