O Benush, ti u provove

redaktor

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi

 

Ditë, thamë se shpëtuam

Nga kusari çmendarak

Po ato që ne dëgjuam

Thamë po flet drogmeni plak.

 

U duk se fliste i ziu

Që të shpifë e ka zanat

Në podium nuk qe Saliu

Po Beni që bën çorap.

 

Opozitë në qeveri

Kundra në partinë e vetë

Doli ky Sali i ri

Me çdo kusht kërkon pushtet.

 

O Benush, ti u provove

Kur shërbeve në kulturë

Brenda javës u harrove

Bëre apo s’bëre punë.

 

Për karrige je verbuar

Edhe ke besim të plotë

Të bësh shtet të përparuar

Po vezën e Ramës s’e bën dot.

 

Hidhu më mirë nga Saliu

Lëre Ramën të punojë

Lih siç leh hajdut mavriu

Se të dy keni një gojë.

 

Ky popull kërkon drejtues

Të punojnë për Shqipërinë

Është i ngopur me servilë

Që mbështesin kusarinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *