Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
A ke parë Shqipërinë si është bërë, si Kandahari o Blushi, kushdo i huaj kënaqet jo prej kulturës së ndërtimeve, por prej kaosit të papërshkruar nga asnjë penë qoftë dhe ai që pretendon se do t’i jepet nobeli, ose atyre që duan të shkruajnë çfarë bënë qeveritë para 24 viteve. Një shqiptar i vërtetë denoncon çdo politikë antikombëtare, përkrah zhvillimin se janë çorientuar të gjithë ku jetojmë. Të bësh Shqipërinë Evropë, qe sllogan piramidal si i Zogut, kërkohet vizion, patriotizëm dhe punë, jo shou për shoumenë, se ka vajtur atje ku as Berisha nuk e kishte menduar sa i suksesshëm do të ishte në shkatërrimin e Shqipërisë.
