O BU BU MOJ NËNE, NA BLENË DEPUTETIN

redaktor

Kur republikani

Shkoi te LSI-ja

PD u pickua

Filloi alergjia.

 

Po u thotë të tjerëve

Po u thotë të vetve

Quan parlamentin

Pazar t’deputetëve

 

Vazhdon hingëllin

Kal’i Don Kishotit:

U bë Parlamenti

Pazar i Milotit.

 

Britma histerike

Hapet e merr dhenë

O bu bu, moj nëne

Atë na e blenë.

 

Atë e kanë blerë

Ma tha një komshi

Se i paskan dhënë

Euro pesëqind mijë.

 

Çmimin i kanë vënë

Përmbi etiketë

Se k’to lloj pazaresh

I kanë bërë vetë.

 

Se allishverishet

Ata mirë i dinë

Para se të flasin

T’kujtojnë historinë.

 

T’kujtojn si kërcenin

Dridhnin çifte-telin

Sapo ndënë sqetull

E futën Xhuvelin.

 

Popullit t’i thonë

T’i thonë këtij vendi

Se me ç’lloj pazari

U zgjodh presidenti.

 

Se është e pamundur

T’u dalë nga fiqiri

Bash ai moment

Kur u zgjodh Bamiri.

 

(Ah, thoni  me vete:

Të mos kishim vjedhur

President “tradhëtari”

S’do të ishte zgjedhur)

 

Thoni si qëndruar

Ju për katër vjet

Kur mezi i bënit

70 deputetë.

 

Ndonëse minorancë

Ju nuk u gremisët

Se me miell hua

Kinse  qeverisët.

 

Mos kujtoni vallë

Se shpejt u harruan

Që  të gjithë ata

Që vathën ndërruan

 

Si mor’ kur i merr

Janë mjalt e sheqer?!

Ndërsa kur të ikin

Vjell helm e zeher?!

 

Share This Article
2 Comments
  • Kalimi i deputetit nga njeri subjekt ne tjetrin, eshte nje akt i papranueshem, kurdo qe ka ndodhur, aq me teper me ligjin proprcional qe kemi, ku fituesi percaktohet nga renditja qe ka ne liste. Ato nuk jane dhe nuk duhet te jene te pavarur, sepse si te tille nuk jane votuar. Nese ndonje deuptet ka mosperputhje, kontradita me subjektin, qe e ka kandiduar, mund te lejë mandatin. Kjo duhey te rregullohet me ligj, por natyrisht ky ligj nuk behet, sepse paleve ju interesojne akte te tilla, si variante rezerve.

  • Pyetni tironcin qe u kthye ne turp per tironcat dhe u bo president me vota te bleme.Pranej Bamiri zgjodhi heshtjen.Tashti kemi Jarin.Duhet me i dhone fun k ti pazari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *