O DITA, si pranverë qoftë jeta juaj!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Ditë ne na ndihmon Zoti

S’pamë dimer, veç pranverë

Ndofta 23 Qershori

Na e bëri këtë nder.

 

Erdh’ pranvera plot me lule

Manushaq’ e jargavanë

Po ndihet një erë lirie

E përhapur në vatanë.

 

Do kemi qershorë të tjerë

Fat për fëmijët tanë

Po kjo është në dorën tuaj

Zotërinj politikanë.

 

Patjetër një rruspë duhet

Për hajdut’ e sharlatanë

Shteti veç me ligje ruhet

Ndryshe prapë do gjejmë belanë.

 

Pranverë qoftë jeta juaj!

Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
1 Comment
  • Bukur me flet K . LABI / Sikur asgje s’ka te share / Kane kaluar shume muaj / Notat flene ne pentagram…….Mprehe pak majen e thumbit / Mor poet dhe per keta / Thelle ne xhep na futen doren /Jemi nje popull fukara……..Ndaj detyre e atij qe shkruan / Te cimbisi dalndadale / Dhe nje fjale mos ma harro / Notari duket ne te dale…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *