Arben Duka
Ta thashë dhe më parë,
ta shkrova-o lumë,
po mos dilje fare,
do merrje më shumë!
Shumë do të thoshin,
se je burrë i mirë,
dhe do të votonin,
për ty me dëshirë!
Po ja që ti dole,
shpalose nivelin,
edhe vetes tënde,
ja kërreve themelin!
Po për dreq ti dole,
dhe nxore “revolen”,
thamë që le në hije,
dhe Koço Devolen!
Na bëre me gaz,
mor t’u shtoftë jeta,
gjithë ato qyfyre,
edhe barsoleta!
Na bëre me gaz,
mor të marrtë e mira,
në shalët e grave,
ke parë çudira!
Na thuaj ç’ke parë,
mor t’u shtoftë jeta,
s’besoj të kesh pritur,
bomba dhe raketa!
Sepse kjo do qe,
çudi e vërtetë,
dhe aspak fëmijët,
që vijnë në jetë!
Ata do të lindnin,
me ty a pa ty,
në jetë i sjell nëna,
s’mund t’i sjellësh ti!
Dhe unë s’po ta them,
si për punë inati,
këtë punë e bëjnë,
qindra mami fshati!
S’mund të fluturosh,
në hava si zog,
për faktin që je,
një gjinekolog!
Një gjinekolog,
që ke patur fat,
kjo s’është një dhunti,
por thjeshtë një zanat!
Në atë zanat,
je vërtetë i shquar,
po kjo-jo shumë njerëz,
nxit për të votuar!
Ndaj më mirë mos dilje,
para mikrofonit,
se dhe mund të vilje,
ca nga të Erionit!
Po tani kjo gjë,
është krejt e pamundur,
se duket ke dalë,
vetëm për të humbur!
Të mos dilje fare,
do ishe më mbarë,
se tani Erioni,
s’ka më kundërshtarë!
S’e kisha menduar,
kurrë-që kjo fushatë,
na kish rezervuar,
gjithë këtë gallatë!
Ky hall të qëlloi,
në prag të pensionit,
rrugën me dafina,
ja shtrove Erionit!
S’janë thashetheme,
as fjalë në erë,
“kultura supreme”,
do mbetej mister!
Nuk do t’i dëgjonim,
këta xhevairë,
dhe do të votonim,
thjeshtë nga nami i mirë!
Dhe dy ditë që mbeten,
s’rikthejnë asnjë vlerë,
se ti-Halim veten,
e hodhe në erë!
Punën vetë e prishe,
ndaj unë s’them më kot,
dhe majtas të ishe,
nuk fitoje dot!

Ahaha
PERGOIM I PERCUDNUAR , Tallje me njerzit qe kan vlere.
Pirdh o Beni Pirdh…
Po futi nderkohe edhe ndonje gote raki, te lagesh gurmazin.
Te lumte dora dhe mendja Arben Duka.Por nje gjè e kemi vène re,!Halim Kosova eshte dehur nga kandidimi sikur tè ishe zgjedhur realisht kryetar badhkie,nuk i ka dale akoma narkoza e suksesit imagjinar.Respekte z. Duka.
Te lumt bravo
…brilante…si brilanti Ben Duka…
opo dhe obama po te kandidonte per PD ky bejtexhiu prape te PS do e conte voten, megjithese ankohen qe edi i tradhetoi premtimet per ushtaraket prape partine nuk e tradheton. i ka lene enveri me goditje ne tru keta, qe ne oren 7 te mengjesit te paret ne votime jane.
fjalet me te mira per penen tuaj,gjith te mirat ish kolegu im!
hahahhaaaaaaa Po ik Halimka si i dhjere..Ashtu sic iku Sala si idhjere ,dhe ashtu sic iku Lulushii me breke neper kambe..Ty t lumte stilolapsi o Ben Duka
Kurre mos tu lodhte pena,or burre prej verteti or Arben Duka
bravo beni i perkryer si gjithnje
Punën vetë e prishe,
ndaj unë s’them më kot,
dhe majtas të ishe,
nuk fitoje dot!
Keto dy rreshtat e fundit jane gjeja me e pasakte qe ke thene ndonjehere more Arben Duka!!! Hahahahahahahahahahah……………………
Po te ishte majtas … jo ky … po edhe Saliu vete do fitonte …….hahah!!!
Bejtet tuaja jan me name
Shkoj e vjerri ne zyrehane[w]
Sa her shkoj atje me dhie
Me bjen ndermend per
zotrin tende.
Shko more spiun i sigurimit sigurimit.Ju duhet te kishit turp te dilnit nga shtepija ejo te merresh me poezi servile more i shkret.
Ore Mark Uku
ti ik ene zhduku
se Guvat bosh i keni lone
pasi gjithe Ukat kane zdryp ne Tirone
Arben Duken asnji nuk e frigon
se ai te Verteten fshikullon
Merruni me mercenarë,burrë ma të mirë s’keni për të parë,thon se veç gomarët han barë po jo ka edhe shkrimtar,shesin veten përparimtar,han në ç’do mullar pa kusur e inventar,mos harro se je në rrugë të mar.Të na rrosh ,të na gëzosh rrugën ti t’na kallzodh e në darkë një vorb me grosh,të mos bahen Shqipëtaret Serhosh.RRUGËN eDUHUR të VELISË t’mos t’nabahet TIRANA pis,për krytë tat o shkqëtar po na ço në rrugë të marë?
meso gjuhen e shqiponjes boj shkolle prap
O Halim te kam rixha
qenke lindur per shaka,
Kesaj rradhe afermende
Vete e prite lindjen tende
Z.A.Duka,ju pergezojme per poezin taze per Halimin e gjore,qe e vune me zore,ta tus ate kembore,me 21 qershor.Kete e di Halimi,Saliu & Luli vocerr,por nuk kishin tjeter budalla qe te humbiste rrogen si deputet,pasi Halimi e ka punen ne maternitet,ku u be i pasur nga grat e familjet qe linden femije dhe Halua eshte munduar shume duke numuruar vetem EUROT,ne nje lindje artiviciale 5000 E.,se ska mundesi ndryshe te ndertohet ai far bisnesi gjigand,ku rrugen e pasurimit(siç tha vet ai)ja mesoi miku Zviceran,pasi nuk i dilte rroga si drejtor ne shtet.Po shqiptaret qe jane pa pune fare-si ja bejne?Kjo eshte nje nga gallatat e Halimit qe do mbahet mend gjat..!
Sa te lumtur jemi ne
Qytetaret e shqiperise
Do ti kemi fiqte falas
mu ne dyert e bashkise
sa gezim krenari
Rritemi me ty Edvin
ne me ty jemi perjet
dorzojme brek per te bere shtet
Zgjidh: ose fiq falas, ose mamin per eko falas! 😉
gamori:Paske gjetur nickun qe vertet e meritoni per emer.