(Baladë jo vetëm për veten)
O ju këmbë që po më lini,
Ç’kini-moj të shkreta-ç’kini,
Ç’kini-moj-që më mërdhini,
pa ardhur akoma dimri?!
Ju që më kini gjezdisur,
në çdo anë më kini nisur,
kurrë s’më kini gremisur,
as gremisur-as braktisur!
Ç’patët-moj-si e pësuat,
para kohe u dorëzuat,
ca si shpejt më tradhëtuat,
porsi shkëmbi u rënduat!
Dje në këmbë si kapedani,
sot më dhembni e më çani,
më lanë këmbët e mia,
pa më ardhur pleqëria!
S’e kisha menduar kurrë,
se unë jam dy metra burrë,
ngjisja malin me një frymë,
i shpejtë si vetëtimë!
Hiqmi-Zot-këto gjilpëra,
për gjithë rrugët e pabëra,
s’ka ardhur koha për gjumë,
kemi për të ecur shumë!
Ah-që jam plagosur rëndë,
se këmbët të mbajnë në këmbë,
po ende s’më ka parë bota,
mbi një karrige me rrota!
Sa ende më mban firoma,
dorëzuar s’jam akoma,
po m’u prenë këto të shkreta,
ndaj ulur në kafe mbeta!
Pyes Zotin ndonjëherë,
pse të shkretat m’i ka prerë,
pse m’a bëri të vështirë,
dhe pse jam një burrë i mirë?!
Ma kthen Zoti ironik:
“Mos u përkëdhel-o mik,
mos e mendo jetën dreq,
se ka keq edhe më keq!
Ka që jetën kanë jetuar,
fare pa këmbë e pa duar,
ti gjëmon e po tund vendin,
vetëm pse këmbët të dhembin!
Ka keq e më keq nga ty,
që jetojnë dhe pa sy,
unë jam Zot mbi atë Tokë,
që t’u mbaj mëndjen në kokë!”
Kështu foli Zoti im,
po s’më dha shumë ngushëllim,
se shikoj edhe kam parë,
plot sakatë-po dhe të marrë!
Ndaj duro-o i duruar,
se kështu fatet janë shkruar!
Do duroj-o mik i vjetër,
do duroj se s’kam ç’bëj tjetër!
Stamboll-Tiranë 2007-2016

Duka, e ke mendjen top e keshtu e patsh ngahera. Qofsh i gezuar;
Nje Poezi me shume dhimbje, me shume ndjenje, qe e thote Realitetin ne nje menyre teper emocionale.
Arben, jetoj me dhimbjen tende, ajo qe mund te ndihmoj une eshte qe ti te jesh prane Mjekut, te njohesh semundjen dhe te luftosh me te.
“…te luftosh me te, “… shkruaj une me lehtesi…
E di sa e veshtire eshte.Bashkpuno ngushte me Doktor Petrelen, i cili eshte per keto lloj semundjesh nje nga mjeket me te mire, JO VETEM NE SHQIPERI…Po te shkruaj prap hapur, per nje vizite mund te vish kur te duash ketu ne Austri, une do te ndihmoj me te gjitha mundesit e mija, sidomos per nje konsulte me nje nga mjeket me te mire te kesaj fushe, aq sa me lejojne mundesite, por mos mendo se mjeku ketu do beje mrekulli, nje mjek austriak ka disipline , seriozitet dhe ndjen pergjegjesi maksimale per te semurin…Ti Arben merr shume ilaçe qetesuese, te cilat me se shumti fshehin dhimbjen, por nuk kurojne…Mundohu qe me ndihmen e Mjekut te besh vet Terapine…Sa me pak ilaçe aq me mire dhe vetem kur ato jane te domosdoshme….E ndjej Realitetin tend te dhimbshem, dhe e çmoj shume Kurajon tende kur shkruan per te tjere qe ndoshta vuajne me shume…
Nje Poezi e nivelit te Çajupit dhe Nolit!…
PENA TOP, MIKU IM DHE I TE GJITHE SHQIPTAREVE TE NDERSHEM!
obobobobobboboobobo
qenka mbledh biroja e torollakeve dhe sot u ndjekan doktor te gjithe
dhe une qe mendoja se ishin vetem koperativist komunist
Neti me dr Petrelen ,me pak ilaçe , lufto me te , ha barutin me dhembe ,keshtu ishte parulla apo jo ?
çajupin dhe nolin se kuptova se çfare kane lidhje , po aman mos me spjego asgje mua ….
ky labi nga fushkruja do jete , ha i thote , ha sa te mundesh , mire e ka ne fakt , hengret buk misri per 50 vjet ,tani medoemos do hani
Pelua andej po , njesh eshte …deri ne Afrike ka vajtur , mire qe u hapen kufijte se hatane do na kishit ber , na late dyfekun varur ,
bejtexhiu , dili ne fb te hapi ca barkun dhe ty (ahahahahahhahaa Pelo ti me gajas )
ai i fundit e ka kuptuar plot kuptimin ,gjynah qe nuk na spjegon dhe ne çfare kuptoi (mos e bej vertet)
quni i hitlerit ne fillim eshte neurologu ….
tani une duke i lexuar te gjithe u bera per psikiatri !!!!
Veronike! Vertete ne hengrem buke misri. Po ti,me qafsh,(me fal),te qafsha, c’… hahahaaa..c’buke do kesh ngrene xhanem?! Se ato,mavri simite dje, t’i nxoren per hundesh sot 50. vite te shkuara . Natyrisht, jo per faj tend,por,jo dhe per timin,por per faj te te parve t’mi dhe per fa,j kok’ e kembe ,te te parve te tu.! Apo jo,nejse, ti di vetem te fyesh me shume se nje mashkull i keq…Gjithnje kam menduar se ke pak te drejte,por sot me binede, je pa as nje ndjenje…Eshte e turpshme kjo!
Kam mbi 15 vjet qe vuaj nga dhimbje e gjunjeve dhe kembeve,me filloi qysh 49 vjec….jetoj ne Boston prej 20 vjetesh….dhe nuk dua qe Beni te behet pessimist, por une …skam lene dok e spital nga me me emer, dhe asnje rezultat…ostearthritis diagnoza,vetem qetesuesa dhe kur nuk mba me..operacion,knee replacement….nda I dashur ,I nderuar dhe respektuar Arben,asaj ske ci ben,humbja ne peshe e lehteson disi dhimbjen,ushqimi me zarzavate,no sheqerna …por I dashur dhimbja atje eshte…por sic e thua dhe vete ,ka dhe me keq….une qe po te shkruaj ,I kam lodhur jAshte mase kembet e mia,kam ecur e sforcuar jashte mase…ndoshta ndaj na ka ndodhur kjo…mgjse mjeket ketu ,thone eshte gjenetike…I dashur Arben,e lexova dhe rilexova poezine tende dhe dukej sikur…..ishte bere tamam per mua!! Me sh respekt Arben !!
Po duro O Duke djali!
Ashtu sic durone dhe Mali
Gjithmone jashte eshte ai
Prete bore, stuhi e shi!
Prete edhe stuhit e diellit
Qe i vijne larte prej qiellit
E nuk qane,e nuk renkone
Per sa shpirti i gelone!
Mos u qaj o mik per kembet
Se te forte i ke dhembet
Bluaj mire cdo ushqime
Si mulliri pa pushime!
Shekulli i internetit
Verdall shprejet i bie planetit
Me nje leter e nje pene
Duken sot kudo e gjene!
Mendja jote edhe pena
Jan me t’forte se hiena
Jane me t’forte se tcurnami
Trembet edhe vet shejtani!
Zoti mire te ka thene
Jetohet edhe pa kembe
Tamam eshte i semure
Kush mend s’ka more burre!
Koha qe sot jetojme
Cdo gje mund ta zevendesojme
Vetem mendjen, Ruajna Zot
Ate s’mund ta zevendesojme dot!
Hahahaaaa….
Qesha Ben, se s’mu durua
Sepse,mik keto qe thua
I kam hequr ne kurriz!
Qe nga floku gjer ne thua!…
Bera lufte me nje virus
Nje vrases, i thell, pus!…
Jo vec kaq,por ish dhe femer!!!!…
Me vu posht e me tha : ” Sus!”
Ne Afrike,gjec nje recete
Efikase dhe e thjesht.
Me te, munda qerrateshn
Qe me la barkas dy vjete!…
Ndersa ti, dy metra burr.
Nuk e gjeke dot nje kure!
Edhe, na qahesh per kembet
Se ato te thenkan: – Dur?! –
Ben,une bera, c’deshi mjeku!
(C’kam hequr e di dysheku…)
Kam nje vit,qe jam cliruar!
Nga gezimi,qesh, si Zhvejku…
Ku jesh une e ku je ti!..
Ti nga une, je birinxhi.
Hidhe posht ate bastun!
je ende xhedit i ri…
Ne do nje keshille, o mik
(miku,me shum’ se ciflik!)
Do te te jap nje recete
Edhe,perdore pa frike.
Eshte receta me e gjetur
Qe te qep,nese je shqepur!…
Kur t’i ngjitesh lart’, “Argjiros”
Do te duket vetja,lepur!
S’te shoh dot mban’ nje oxhaku..
Me kemben qe s’del nga pragu..
Dilem mik ne, (Facebook),
Te kembejme dy llafe barku!…
Bravo Duka I Madh .E goditur e plot kuptim
.
I madhi, i dashuri dhe shume i adhuruari im, BENI!
Jemi nje moshe , jemi ai brezi i mrekullueshem qe vertet ngiteshim malit, prandaj mos u dorezo!
Ti je atje, lart ne maje dhe atje do te mbetesh, je dhe do mbetesh korife!
Te uroj gjithe te mirat !
Emrin Arben Duka nuk e mban nga kembet or Arben,por nga koka dhe nga zemra.
Prandaj u eshte tekur kembeve te emigrojne,udhe e mbare u qofte.
Atdheu(koka dhe zemra)do te vazhdojne te mbeten aty ku kane qene.
ka kush t’i jape ilacet ketij black swanit se kane haruart;ja japin
PERSHENDETJE N.VJOSES,PER HUMANIZMIN E LARTE .NJEREZOR.ENDE KA SHQIPTAR QE THELLE NE NSHPIRTIN E TYRE,KA DASHURI PER NJEREZIT E RESPEKTUAE DHE TE MIRE…
POEZI E SHKELQYERE.POR DISA I QAJNE HALLIN BENIT SIKUR AI VET ESHTE I SEMURE NGA KEMBET.JO MOR JO.ARBENIT NUK I DHEMBIN KEMBET.AI SHKRUAN PER ATA QE U DHEMBIN VERTET KEMBET DHE ECIN ME SHKOP.ARBENI JETON ME TA,ME DHIMBJEN E TYRE POR QE MUND TI NDODH DHE ATIJ DHE NE.TE LUMT ARBEN DUKA.