O moj Shqypni, e mjera Shqypni

editor

Ky varg lapidar m’u kujtua, sapo dëgjova fundin e fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, që njoftoi se Shqipëria nuk do të përfshihet në aksionin për shkatërrimin e lëndëve helmuese luftarake të Asadit. Pa dyshim, ky vendim u imponua nga presioni i revoltave studentore.

Që jemi vend i varfër, këtë e dimë dhe e vuajmë të gjithë. Këtë gjatë gjithë kohës e kemi vuajtur e kemi ditur, por asgjë nuk kemi bërë për të dalë nga kjo gjendje varfërie kronike. Kështu kemi qenë para trembëdhjetës, kështu pas luftës së parë, pas luftës së dytë, kështu jemi edhe sot. Ne gjithnjë më të varfrit, nga të gjithë fqinjët tanë, grekët, serbët, kroatët, maqedonasit, bullgarët, rumunët e të tjerë.

Më kujtohet një bisedë në shtëpinë e një mikut tim në Sofje të Bullgarisë, menjëherë, pas rënies së komunizmit, tek ne dhe tek ata. Shtëpia e mikut kishte energji elektrike të pandërprerë, kishte ngrohje qendrore, ujë të ngrohtë 24 orë, pra me gjithë të mirat për të jetuar, ndërkohë, që apartamenti im në Tiranë nuk kishte asgjë nga këto. Kur ia thashë këtë mikut, ai më pyeti i çuditur: Pse jeni ju në këtë gjendje?. “Kështu na la Turku”, u përgjigja unë. Jo më tha miku edhe ne ashtu si ju kemi qenë nën Turqinë, po siç e sheh jemi më mirë. Fajin nuk e ka Turku, e ka koka, më tha ai.

 

Pyetjen, pse ne jemi më të varfrit e Europës?, duhet t’ia bëjë vetes çdo shqiptar. Unë, personalisht,  e kam një përgjigje për këtë: Nuk jemi të varfër për faj të popullit, sepse popujt kudo janë njësoj. Ne jemi të varfër për faj të të shkolluarve të paditur të këtij populli. Ata gjithmonë kanë dashur ta kenë popullin të nënshtruar, kope dhe vetë të jenë  barinjtë e tij, në këtë vend baritor.. Psikologjia e këtyre të shkolluarve mendje mëdhenj, që padyshim, bëjnë gjithçka të vihen në krye të turmës është:  “Pasuritë e këtij vendi janë boll për ne. T’i marrim, t’i vjedhim të gjitha  për vete e për familjet tona. Populli le të mbetet me gisht në gojë, ashtu siç ka qenë gjithmonë. Le ta ngopim e ti përkëdhelim krenarinë me disa slogane “atdhedashurie” siç është edhe  “O sa mirë me kenë Shqiptar!”, “Shqipëri etnike” e tjera.

 

Shkatërrimi i lëndëve kimike të Sirisë, është një aksion ndërkombëtar i përmasave të mëdha. Shqipëria do ta rriste dhe do ta forconte prestigjin e saj, po të kishte marrë pjesë aktive në këtë aksion që forcon lirinë dhe demokracinë kudo në botë, përkrah popujve më të fuqishëm të planetit. Ajo nuk duhet të bënte këtë që bëri dhe ta vinte  në vështirësi komunitetin ndërkombëtar. Një vendim i kundërt do ishte një nder që do mbahej mend shumë gjatë. Përveç kësaj, ky ishte një obligim i yni, ndaj miqve tanë të fuqishëm, veçanërisht, atyre amerikanë. Dëgjova kontestuesit të thoshin se ky operacion ushtarak (i kontrolluar dhe monitoruar në detaje nga ekspertët më të mirë që ka globi) do ta bënte Shqipërinë një kosh plehrash në sy të botës. Qesharake! Kosh plehrash, Shqipëria, është sot.

Përveç vendit të nderuar që do të zinim në bashkësinë e kombeve, ne do të kishim edhe përfitime materiale. Ishte një ndihmë e madhe, me të cilën Shqipëria do të ndryshonte rrënjësisht. Një rast që nuk do të vijë më. Vërtet me risk, por, pa riskuar asgjë nuk arrihet. Ndryshe rri atje ku je, pa bukë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa spitale, pa rrugë, pa hekurudha, pa porte detare, e tjera.

 

Japonezët, pas dy bombave në Hiroshimë e Nagasaki, ndërtuan centralet atomike më të fuqishme në botë. Nuk e dinin ata se këto kanë rreziqe, siç edhe ndodhën gjatë tsunamit të fundit? Sigurisht e dinin, po pa rrezikuar nuk do të ishin aty ku janë.

Përsëris që fatkeqësi e Shqipërisë janë të shkolluarit e saj mendjemëdhenj, që kërkojnë ta ngrenë reputacionin e tyre, duke na bërë leksione për gjëra që nuk i njohin. A pa kush në protestën e të rinjve, minatorë, fshatarë të këputur, punëtorë që lënë kokën nëpër skelat e pallateve, ata që lenë jetën për të nxjerrë skrap nga galeritë e shembura? JO. Atje kishte të shkolluar, media dhe politikanë mashtrues, që për interesa meskine dhe përfitime personale, u vunë në krye të një proteste paniku dhe tani rrahin gjoksin se kush ishte më i shquari si protagonist. Ishin ata që e  nxisin dhe keq edukojnë rininë duke e shtyrë drejt hedonizmit dhe e largojnë nga përgjegjësitë reale që kanë për të marrë në duar fatet e vendit.

 

Tani, më lejoni të bëj këto pyetje:

  • A ishin njerëz ata që i ndërtuan këto armë kimike ?
  • Sa vjet kanë këto armë që njihen.?
  • Sa janë  njerëzit që punojnë, i perfeksionojnë, i shtojnë dhe manipulojnë me këto armë?
  • A ka vende në këtë rruzull ku ato prodhohen dhe pse nuk duhet të ketë një copë vend në Shqipëri ku ato të shkatërrohen?
  • A ka shkencëtarë, punëtorë, ushtarakë, civilë që punojnë me këto lëndë dhe sa janë ata kudo në botë, më shumë apo më pak se shqiptarët?
  • Ata që i prodhojnë nën kushte sigurie këto lëndë helmuese, a thua nuk dinë edhe t’i çaktivizojnë po me aq siguri?
  • A nuk është industria e lëndëve helmuese luftarake shkencë e pastër?

 

Protesta e studentëve dhe drejtuesve të tyre të shkolluar, u vlerësua shumë, nga shumë përkrahës të saj, si shenjë e lindjes së demokracisë së vërtetë në vend, si fitore mbi frikën për pjesëmarrje në protesta. Që protesta të ishte e tillë nuk duhej t’i thoshte “JO” shkatërrimit të armëve helmuese luftarake, por t’i thoshte “JO” përdorimit të tyre nga Asadi dhe çdo diktator tjetër.. Me parullën “jo përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë”, janë bërë dhe do të bëhen vazhdimisht protesta kudo në botë, ndërsa protesta me parulla “jo shkatërrimit të tyre” nuk janë  bërë dhe nuk besoj të bëhen në vend tjetër të botës, veç kësaj që u bë në Shqipëri këto ditë. Dikush do të thotë se ne thamë Jo në Shqipëri. Po ku? Lëndët helmuese diku duhet të shkatërrohen. Kudo do ketë njerëz që do t’i shkatërrojnë ato. Do të ishte  nder i Shqipërisë që t’i shkatërronte ajo ato.

Për herë të tretë po e përsëris që Shqipëria është këtu ku është dhe populli i saj vuan, sepse ka të shkolluar të paditur e mendjengushtë. Unë mbështes, fuqishëm, propozimin për referendum kombëtar, lidhur me shkatërrimin e lëndëve helmuese në Shqipëri.

Share This Article
36 Comments
    • BUKUR KJO FJALI, JEPJANI SAZANIT, SHKOLLAREVE DHE CIFTIT 2B:

      “…Me parullën “jo përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë”, janë bërë dhe do të bëhen vazhdimisht protesta kudo në botë, ndërsa protesta me parulla “jo shkatërrimit të tyre” nuk janë bërë dhe nuk besoj të bëhen në vend tjetër të botës, veç kësaj që u bë në Shqipëri këto ditë…”

  • Një mjek që kërkon helme për popullin e tij, në cilin grup e fut veten?!
    Madje, a është mjek në të vërtetë me ndjenjë njerëzore dhe qytetare?! Po betimin e Hipokratit e zbaton?
    Para se të flitet shumë pa thënë asgjë. është mirë që shqiptarëve t’u shpjegohet nga ndonjë mjek se çfarë janë maksiemergjencat dhe çfarë thonë manualet më bashkëkohore të mjekësisë së urgjencave rreth sulmeve kimike me gas nervin apo edhe aksidenteve industriale.

    Le t’u thuhet shqiptarëve se të parët që do të futeshin në zonën e nxehtë, të helmuar, në rast aksidenti janë të përcaktuar me qenë zjarrfikësit! A janë stërvitur ndonjëherë zjarrfikësit shqiptarë për raste të tilla? A i kanë pajisjet e duhura? A mendojnë shqiptarët se i kanë zjarrfikësit me aftësi që t’u bëjnë ballë këtyre ngjarjeve? Apo do na vijnë edhe këta nga Amerika?!

    A janë në gjendje që spitalet shqiptare të përballojnë një maksiemergjencë të tillë?
    A i kanë pajisjet e duhura? A i kanë mënjanë sasitë e duhura të Fisostigminës, Atropinës dhe Pralidoksimës?
    Sa kushtojnë të gjitha këto sasi dhe pajisje që do të duhej të rrinin në gatishmëri? 🙂
    Po mjekët shqiptarë janë të stërvitur për këto raste?

    Sa për kureshtje në Izrael spitalet stërviten 1 herë në vit, duke simuluar një sulm kimik. Marrin një notë vlerësuese dhe nëse është ngelëse, duhet ta përsërisin deri në një notë kaluese duke marrë përsipër edhe shpenzimet që e nevojshme.
    Sa për kureshtje në sulmin e Tokios, i paplotë, kishin kaluar 2 orë derisa një mjeku i erdhi në mendje se kishte të bënte me një sulm kimik me gas nervor.

    Sa aftësi ka shteti ynë që të bëjë në një kohë të shkurtër në zhvendosje të madhe popullsie apo shpërndarjen e kundërhelmit?

    Shumë shpesh flitet për lobin e kompanive farmaceutike në SHBA dhe fuqinë e tyre, por a ka lobe që tregtojnë armë?! 🙂

    Thuhej se shpërbërja e lëndëve helmuese do të kryhej nëpërmjet një pajisje të re hidrolize, e prodhuar në shtator 2013.
    Kur e kalitën këtë pajisje mjeshtrit amerikanë? Sa ishte përvoja e tyre në përdorimin e kësaj pajisje?
    Shpërbërjen e gazrave nervinë me djegie, amerikanët e kanë bërë në luftën e Gjirit, por në shkretëtirë! Është rreptësisht e ndaluar që kjo shpërbërje të bëhet në vende me dendësi të madhe popullsie. Po Shqipëria, çfarë dendësie ka?
    Po rrezikshmëria në transport?
    Nëse kamionët do të shoqëroheshin me ushtarë amerikanë, a mund të kishte rrezik shkëmbimi zjarri për arsye nga më të ndryshmet me njerëz të papërgjegjshëm, duke pasur parasysh se kemi armë në duar e njerëzve?

    Bëni disa llogari sesa do të na kushtonte vetëm gadishmëria mjekësore se do të habiteni çfarë vlere del.

    Pyeteni veten se cilët do të ishin nënkontraktorët shqiptarë në këtë punë! Çfarë përvoje do të kishin ata?
    Çfarë pune kanë bërë gjatë këtyre 20 viteve ata që cilësohen specialistë të kimisë dhe ushtrisë në Shqipëri?
    A e kanë përvojën e duhur?

    Kaq po më vinë ndërmend në këtë orë të vonë.
    Jepuni qetësisht përgjigje këtyre pyetjeve dhe më pas do të kuptoni, nëse ajo rini që kundërshtoi ka shpëtuar kushedi sesa jetë shqiptarësh të pafajshëm dhe i ndritën fytyrën Shqipërisë. apo i ka prishur planet e biznesit disa pisnesmenëve?!

    Ju faleminderit!
    Paqja qoftë me Ju!

    • Paqja qofte edhe me ty!

      Nuk do te mund ti pergjigjeja me mire ketij artikulli. Duke qene se hulumtova vete per sa i perket te gjithe situates, kam qene nje aktivist shume aktiv kunder armeve kimike ne Shqiperi dhe kete e kam bere per hir te Zotit, per vete, familjen time dhe ata qe e mendonin si mua, nuk e kam bere aspak as per organizatoret, as per Sazan Gurin apo ku ta di une cfare gjerash te pakuptimta lexova ne artikullin e mesiperm.

      Do te te thoja faleminderit Boenix se komentin tend do ia kthej pergjigje personit qe me dergoi kete artikull si argument pasi nuk kam cte shtoj me shume.

  • Profesor ,ju kam lexuar me kenaqesi gjithmone .
    Dikur dhe ju pyeta ,perse ju largoheni te gjithe nga ky vend
    perse ktu ngelet Vangjel Tava minister shendetesie ,qe diplomimin e pati te vonuar …baraz me zhvillimin mendor te tij
    Tani ,Ju po na thoni ,qe do kemi buke uje dhe drita nga sarini
    Po na tregoni ekspertet boteror qe do kujdesoheshin …po ata ekspert qe i prodhojne
    Profesor ,nuk ka ndonje menyre tjete qe ne te ngreme infrastrukturen ,dritat ,buken ???
    Ndoshta mos behen dhe me pune keto??Me sakrifice ??
    Aty te Statuja e Lirise ,mos valle kane arriturr me demontimin e LHL aty ku jane ????
    Ju ,me diplome doktori ,krahasoni centralet atomike me LHL ??
    Jeni qesharak dhe driteshkurter !
    Sinqerisht ,juve nuk prisja ndonjeher tu shikoja ne skuadren e fleterrufevenesave ,ne skuadren e atyre qe ngrysen borxhli e duan te gdhihen miliarder .
    Hajdeni ketu Profehorr …sillni sarinin dhe cianurin …dhe kuroni njerzit
    Spjegojini qe kto u bene ne emrin e …zhvillimit !
    Ju bunkeristet e bukes se misrit …sot miliarder …te vdekur por miliarder
    JU MA SHPIFNI !

  • Bujrum Zoti Harxhi, armet jane akoma atje. Shpreh vullnetarizmin dhe ndihmo keta popuj te kulturuar te demontojne ate qe prodhuan per te vrare njerez. Po a tju bej nje pyetje o zoteri; Perse nuk i demonton SIRIA, Gjermania, etj vende qe edhe i krijuan keto arme? E di Zotrote se Gjermania ka shume pika te demontimit te helmeve kimike, pa le Amerika, aleati i madh i Shqiperise qe historikisht hedh gurin dhe fsheh doren, ne cdo krim ne bote.
    Une per here te pare kete varg O moj Shqypni .. Do ta kendoja; O moj Shqypni, e bukura Shqypni, te erdhi ora te gezohesh edhe ti.

  • Jam dakort me protestuesit. Helmet jam vdekje prurese( kjo eshte si ajo armet kimike jane kimike – Nard Ndoka) po nejse, jam dakort me PD – armet te mos sillen ne shqiperi, jam dakort me komentuesit kunder shkaterrimit te armeve kimike ne SHQIPERI por pas gjithe ketyre aman mos te degjohet me ata slloganet POPULL TRIM, POPULL I ZGJUAR, ALEAT E MIK I AMERIKES, POPULL PAQEDASHES por mbani epitetin qe vuloset FRIKACAK dhe i PA BESE.

  • Profesor i nderuar,triumfoi histeria e adoleshenteve dhe e te paditurve te manipuluar nga disa te quajtur anal-iste,sepse nga Rama u gabua taktikisht duke u zgjedhur te mbahej heshtje e mister e te mos shpjegoheshin te gjitha ato detaje teknike dhe perfitime qe analiste profesioniste si ju argumentojne sot kur gjithcka ka mbaruar.
    Duke qene se amerikanet e kishin frenuar qe ne fillim opoziten te mos spekulonte politikisht me emocionet e publikut rreth kesaj ceshtje, ishte i gjithe terreni i pershtatshem qe kerkesa dhe oferta amerikane te diskutoheshin thjesht nga teknike ndermjet specialisteve.Ne kete rruge do te kishte shume shanse qe ne fund fare te triumfonte logjika dhe jo histeria,paranoja dhe paragjykimet.

  • Gjithcka mund te jete ky njeri qe ka sqhkruar kete artikull por doktor jo qe jo.Diplomen e doktorit mund ta kete dhe e ka por shpirtin dhe zemren e pska te Vrastarit;Me qe eshte mysliman te shkoje ky fare doktori ne Arabine Saudite bashke me Ramen e co se kane mbetur pa u ekzekutuar kriminelet perv mungese Xhelatesh

  • JOSHJA ME LHL-te E ASADIT NUK ESHTE SI TE BESH SEKS ME KESHILLAT DHE JOSHJET E DOKTOR HARXHIT.

    Sepse jane gjera fare te kunderta dhe kondraverse: Seksi shendosh gjenitalet dhe trupin e njeriut sic deklaron vazhdimisht doktori famoz i seksit Harxhi ne keshillat e tij ONLINE, nderkohe qe boterisht dihet se, LHL-te bllokojne jo vetem penisin dhe vaginen, por paralizojne tere trupin e njeriut.

    -Ne Metrone e Tokios ne Japononine e Larget qe permend doktori i seksit disa kg SARIN te hedhura per shaka vrane per dy-tre minuta disa dhjetra njerez te pafajshem.

    – Ne Damask nje bombe e vogel me SARIN vrau per disa minuta mijera njerez te pafajshem si zogj pule perfshire ketu edhe femije te vegjel.

    – Ne nje kinema ne Moske grupat speciale antiterror te KGB-se hodhen disa granda dore dhe vrane per disa sekonda edhe terroristet edhe pengjet e tyre dhe Bota akoma nuk ka mesuar se cfare ishin keto LHL te llahtarshme qe perdoren ruset.

    Ne kete kend veshtrim pse shqyptaret duhet te rrezikojne deri ne vetflijim per nje kauze Internacionale qe sipas gjasave te jete kauza personale e Sekretarit te Shtetit John Karry drejt kollofitejs se cmimit NOBEL per paqe? Meqe zoti Harxhi ka nje mik bullgar qe mendon se jeton ne parajsen e Tokes, pse nuk viziton Bullgarine qe te shohe me syte e tij katastrofen ekologjike te firmave perendimore qe operojne me Kombinatin e Bakrit ne Pirdop, ne uzinat kimike te Dimitrovgradit apo ne TEC-et amerikane ne Marica 1,2 dhe 3. Eshte e qarte se zhvillimi ekonomik ka edhe koston e tij ekologjike, por eshte mjaft qesharake bile deri debile qe te krahasohet zhvillimi ekonomik me asgjesimin e LHL-ve apo te armeve kimike te llahtareshme sikur te ishte nje biznes krejt normal. Cfare produkti do te dilte pas ketij biznesi satanik qe doktori seksit e trajton me kaq mendjelehtesi te pafalshme per nje mjek qe eshte betuar para Zotit per ku kujdesur per njeriun si robin e tij ne kete Bote? Doktor Harxhi nuk e thote se cili do te ishte produkti me vulen Made in Albania pas asgjesimit te LHL-ve te Asadit, sepse e di fare mire qe keto do te ishin vetem mbetjet toksike te tyre per nje perudhe afategjete ne trojet tona.

    Le te shkoje doktori i seksit Harxhi ne Rusi ku ka qene edhe nastradini:

    Ne Siberine e larget ne afersi te qytetit TOMSK ne vitet 1930 Stalini ioloi ne nje ishull te vetmuar te burgosur politke, te cilet i la ne meshire te fatit ngaqe nuk kishte kapacitete burgjesh. Me kalimin e kohes keta te burgosur u transforman ne kanibale dhe i forti filloi te hante te dobtin, por me pas dolen nga ishulli dhe filluan te hane vajzat e fshatrave perrreth. Kur lahmi po merrte dhene Stalini menjehere derfoi nje skuader ushtrie dhe me disa qitje artilerie me LHL ikuidoi kanibalet dhe nje pjese te popullsise vendase dhe e mbylli problemin ne nje forme krejt bolshevike:

    ATJE KU NUK KA NJEREZ NUK KA EDHE PROBLEME.

    Shko o dotori Harxhi ne qytetin Tomsk te Rusise qe te bindesh per pasojat tragjike ndaj natyres ne kete zone te vdekur te Siberise, por mund ta shikosh edhe ne filmin dokumentar te nastradinit ne Discovery Channel me titull “Ishulli i kanibaleve”. Njolla te tilla te bardha ka edhe ne zona te tjera te Rusise, sic eshte krahina e Saratovit ku ruset kane asgjesuar afro 20 mije ton LHL. Situata ekologjike atje eshte me shume se tragjike.

    Atehere pse shqyptaret duhet ta transformoje Shqypnine e Vogel dikur si nje LULE MALI ne nje GROPE SEPTIKE per interesa te padeklaruara zyrtarisht? Kesja pyetje nuk i jep perpigje doktori i seksit harxhi ne shkrimin e tij te sotem me DITA.

  • Eshte teper vone per te folur per gabimin qe beme,por heshtja e Rames dhe manipulimi dhe mosdija e mediave dhe personave nismetar te kesaj kauze si dhe ndikimi keqdashes i politikes na beri ti thonim JO

    • Shqyptaret s’kane bere asnje gabim, por kane demonstruar gjene me te mahnitshme dhe me te bukur ne historine e tyre:

      I thane JO! mashtrimit me ane te JOSJES dhe TUNDIMIT duke i treguar Botes se nuk jemi si nje fis kanibalesh ZULU, por si nje popull i lashte qe kerkon te mbroje me fanatizem Vatanin. Per kete gje do te respektohemi me shume nga popujt e tjere dhe do te motivoje me teper qeverine qe te rivendose prodhimin vendas me zhvillimin e industrise, bujqesise, turizmit dhe ekonomise duke mos hpresuar tek BAMIRESITE SATANIKE te Aletateve Strategjike sic kane bere BOSAT e shqyptareve ne te kaluaren.

  • Jam njeri nga ata qe isha per demontimin e “” armeve”” lendeve kimike,sepse ishte shansi qe te vleresoheshim nderkombetarisht, por dhe per garancine shume te madhe te nje operacioni te o, k, b, nen mbikqyrjen e sh. b.a . Cdo deshtim (qe per mua ishte 0)do njolloste okb dhe shba,megjithate rama u dorezua perballe injorances qe eshte ulur kembekryq keta 20 vitet e fundit ne shqiperi ,pa folur per perfitimet ekonomike dhe mjedisore qe fitonte vendi, te pakten pame demostrime pa frike dhe te”” pakten MOSTRAT nuk munden te perfitonin politikisht sic bene ne 90″”

  • o doktor ,duhet ta kuptojme njehere e mire se ne e meritojme te rrime si te dhjere.Sporti jone i preferuar kombetar eshte vegjetimi.Rames, bashes ,akip partive dhe gjithe sojit dhe sorollopit te tyre duhet tu vije turp qe nuk e shfrytezuan kete mundesi ne te mire te njerezve.Ka ardhur koha qe te riorganizohet partia komuniste se me keta lloj plehrash do rrime ne vend numero edhe 1000 vjet.

  • VAJTIMI I NASTRADINIT.

    O moj Shqypni, e mjra Shqypni
    Kush te ka fute me krye n’hi?
    Enveri, Saliu dhe Edvini me shoqni
    Per te qeverise Vatanin me Bamiresi

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni
    Cfare ka bo vaki keshtu tani?
    Qi doktor seksi po ngre zallahi?
    Duke qortu shqyptaret per pabesi?

    – refreni i nastradinit-

    Per pabesi ndaj aleatit Strategjik
    Qi don me na sterilizue si Septik
    Oh sa mire me ken shqyptar!
    Qe te na pastroje bythen Bota mbar!

    -endspiel i vajtimit te nastradinit-

    Po puno pak o shqyptar
    dite e nate dhe nate e dite
    qe te shohesh pakez DRITE!

    VAJTIMI I NASTRADINIT.

  • VAJTIMI I NASTRADINIT.

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni
    Kush te ka fute me krye n’hi?
    Enveri, Saliu dhe Edvini me shoqni
    Per te qeverise Vatanin me Bamiresi

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni
    Cfare ka bo vaki keshtu tani?
    Qi doktor seksi po ngre zallahi?
    Duke qortu shqyptaret per pabesi?

    – refreni i nastradinit-

    Per pabesi ndaj aleatit Strategjik
    Qi don me na sterilizue si Septik
    Oh sa mire me ken shqyptar!
    Qe te na pastroje bythen Bota mbar!

    -endspiel i vajtimit te nastradinit-

    Po puno pak o shqyptar
    dite e nate dhe nate e dite
    qe te shohesh pakez DRITE!

    VAJTIMI I NASTRADINIT.

  • Doktor shkrimi juaj eshte shume i sakte.Protesta ne radhe te pare u realizua nga njerez qe nuk e duan shqiperin dhe kan punuar kunder saj.Gjithashtu ketu ka gabim te madh dhe Edi Rama qe nuk nxori qe ne fillim specialist te mirfillt te kesaj fushe per ta shpjeguar gjithe procesin dhe risqet e saj por e la ne dore te injoranteve te prallisnin per reziqet e ketij procesi.Megjithate kjo humbje e madhe pati dhe nje fitim te madh;proteste nga populli fa friken e vdekjes qe pat futur SPIUNO-KRIMINELI ,Berisha.

  • Shqiperia i kishte te gjitha mundesite per ti asgjesuar keto arme,sepse kemi qene vend i armatosur me te gjithe komponentet.Tani ne demokraci ku shteti u la ne dore te SANITARIT te bllokut me kavanozin e shurres se DULLES dhe bixhozciut DALTEZOTASH domosdo qe duhesh thene JO.Kjo ne kuadrin e asaj se ceta blu dhe mbeturinat e shpartallimit te 23 Qershorit duke perjashtuar rinine dhe njerezit e thjeshte.Ka ardhur koha qe te pastrojme plehrat brenda Shqiperise sa me shpejt.USA dhe NATO pret dhe nja 2muaj.

  • Dr. Harxhi ka te drejte por kur lexoj pergojuesit e tij ne pergjigje te shkrimit, thjesht perseris se jane ata qe jane, pra “te shkolluarit e paditur mendjeshkurter dhe mendjemedhenj” sikurse i cileson me te drejte doktori. S’e kane per gje t’i sulmojne ata qe kane me shume mend.

  • Doli nje tjeter kokpith amerikan. Po ti jeton ne hAMERdheIKE mor faqezi, pse shkruan ksi gjerash? Merru me b0let e meshkujve se ate pune bene neper gazeta.

    Ore ti me duket se nuk e ke kuptuar, ishim dhe jemi kunder procesit te shkaterrimit ne Shqiperi, si vend i vogel dhe pa asnje lloj kapaciteti. Aq me teper qe ne nje kohe kaq te shkurter nga marrja e lajmit deri te marrja e vendimit normal qe do thonim JO.
    Jam i bindur se edhe po te ishte debatuar prape JO do ishte thene.
    Mos na beni si heronj te demokracise tashi. Duhet ti kishim marre pergjegjesite, duhej te rrezikonim etj etj. Me jetet e njerezve do luash bingo mor zoteri? Je dhe mjek. Mjeku ka…
    Norvegjia thote qe nuk e bejme dot (vend i zhvilluar me teknologji, me hapesira territoriale etj etj), Gjermania po ashtu, nuk mund te rrezikojme thote, kshu qe me mire te behet demontimi ne vend. RUSIA plako, Russia qe i prodhoi dhe ja shiti Assadit e hoqi bycen menjane, ofroi vetem ndihme teknike.
    Nejse, ne i thame JO dhe e beme te degjueshem zerin tone. Ju te po -se kruani bycen me dore!

  • Disa pika nga “M.E.R.C.E.N.A.R.E.T” sh.a qe duhej ti shtrohej – ha-mer-dhe ikes – ne zyre;

    1- Jo heqjen e vizave me ShBA, Australi, Kanada, Mbreteri e Bashkuar etj, por ftesa nga shtetet perkatese per cdo Shqiptar, ne cdo periudhe te vitit.

    2- G|jysmat e njerezve qe do shkonin per here te pare ne Mars te ishin 3 breza me origjine shqiptare (bile ti zgjidhnin nga te gjtha trevat)

    3- Lek pa fund, dollare, franga, paund, euro, yen e dreqi me te bir, Hummer-a per cdo karagjoz, yahte, helikoptere etj etj. Bileta koncertesh per falas per every fuckin Albanian deri ne vitin 2031, per cdo fuckin koncert ne cdo fuckin vend te botes, Yeah!

    4- Harem privat per cdo hallexhi te frustruar qe ben ciksin pervers neper autobuzat e unazes se cdo qyteti shqiptar. Dhe harem me miss globe, miss world etj, jo shaka!

    5- Shpi per cdo Shqipo ne te shtate kontinentet e botes.

    6- Kombetarja jone ne futboll te bente fazen me grupe, te binte ne nje grup ferri, ta kalonte grupin, 1/8, cerekfinale, gjysemfinale, finale po e po dhe te dilte Kampion Bote! Dhe kjo te ndodhte nja 7-8 here, dmth per nja 30 vjet rresht. Te mundnim ne finale Brazilin, Gjermanine, Italine, Spanjen, Hollanden, Angline, Portugaline, Francen. Te njejten gje edhe per Europianin. Dhe e gjitha kjo PA KURREFARE NDIHME!

    7- Gjuha shqipe te pranohej si gjuha me e vjeter ne bote, te behej ne fillim gjuhe e dyte pastaj, e para fare. Te pranohej historia jone e lashte, fakti qe jemi pellazge. etj etj

    8- Firma Gabi te kishte atelje ne Milano, Paris, Rio de Janerio, London, New York etj per ekspozimin e veshjeve te perdorura.

    Keto njeher per njehere, pjesa tjeter kur te na teket ne!

  • Mund te pyes keta pseudo specialistet qe japin mendimin pro sepse ksihim cdo gje ne favor???

    Nese do te sillej TEKNOLOGJIA e fundit, e 2013 imagjino!! Do te kushtone miliarda euro/dollare, do te instalohej me shume kosto te madhe, sepse do te behej shpejt e shpejt, ato duan ti asgjesojne brenda Mars 2014, maximuuuuumi Qershor 2014.
    Kjo teknologji tashme e instaluar do te ngelej ketu sepse nuk do te shpenzonim prape per ta hequr. Do te duhej te behej nje proces tjeter e zeme po per arme kimike (ndoshta berthamore) nje here tjeter.
    Nuk do pyetej me ne te ardhmen KU DO TI BEJME DEMONTIMET???? Normal qe ne Shqiperi sepse teknologjia eshte tashme, eksperienca e ku di une.
    E keni menduar ne nje menyre te tille kte punen FAP e FAP qe do benim ketu ne vendin tone??

  • Franca e dyta ekonomi ne europ do i marr dhe mezi po e pret ate shans. SkA nevoj franca as per drita as per uje as per….por do i marr se ka shum benefite. Populli shqiptar esht i dhjer por krenar, me prostituta ne shqipri dhe jasht saj. Po ska problem i thot amerikes JO. Ju shplafte mortja ishalla te gjithve juve qe shkruani pislliqe e qe dilni ulerini per te keqen tuaj. Injorant qe as lexoni e as gjykoni. Rrac e keqe.

  • Doktor HARXHI ka te drejte se jeton ne HAMERIQI, pra edhe HA, edhe MER, edhe ….. ndojiher. Po ti mor “zotni” e bone si NAIM FRASHERI qe rrinte ne HAMERIQI dhe shkrunte: Pun,pun nat e dite qe te shifni pak drite (se shume ju demton syte), se ai qe rri nji gjo e di, ai qe punon ç,pi…n e nones kerkon. Po pse mer zotni s’i kenove keto vargje kur qiviriste sahali birisha apo kur Likja i Monikes u puthte me birishen dhe kur sahala per hater te Likes se Monikes vrau e preu mu ne mes te Bulevardit qe mban emrin”DESHMORET e KOMBIT”. Eh mer doktor mer doktor.

  • pikerisht se jeton ne amerik, ka te drejt. Se po te jetonte ktu do kishte vra veten nga vendimi i rruges per ti then Jo amerikes. Ku kuptoni gje se cka ndodh ju o turm leshi. rrini tani hani mut e tju vrasin serbet berisha fazllic se gati jan tju… robt shqiptarve. O turm m… qe dolet rrugve si te harbuar kunder te mires se fmijve tan. Ishalla mallkimet e njerezve te ndershem ju ndjekshin mbrapa qe kundershtoni te miren tuaj. Po sal fazllici i ka siguru kalamjt me breza o TURME. Po ju c’m…keni. A e dini kush ka status special nga USA? Izraeli o budallenj dhe cifutet kan pushtu gjith boten. Po c;kusur kemi ne te tjeret qe dilni e na perfaqsoni ju ne rrug qe gjetci belane ishalla.

  • Profesor! Shkrimi juaj eshte shume domethenes,por i vonuar… Tjeter efekt do kishte dje! Une bera shume komente tek tema,Dita,Shqipetarja, me iden e shkrimit tuaj sot. bera c’eshte e mundur qe t’a bindja injorancen,(Ketu hy dhe une),Por,s’ish e mundur… Cimkat e Saliut i paten bere pickimet gjithandej… Fjalia permbyllese qe, Shqiperia nuk do perfshihet ne carmatimin e mbetjeve cfarosese te njerezimit… Do te thote me fjale te tjera: “Aq na bene per te tjeret,na duhet ne dere e brenda,mjaftoemi dhe me nga nje dore jonxhe, qe na hedhen keta,”Te shkolluarit”. Profesor! pash qe dhe te fyejn ne kete faqe… Por mos u ligeshto, ben sic bej dhe une,Mbylli hundet me gishta dhe vazhdo leximet e tyre pa ndroje… E pse jo,perpiqu te mbash dhe ndonje shenim te vogel sidomos te komenti i nje zonje a zotrie, me emrin, Dream! Gjithesesi je i mrekullueshem, Te rrojne ata qe te duan,ata qe s’te duan,te te degjojne te miren….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *