O Shkodër si s’e kuptove

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Ditë, zgjedhjet mbaruan

Pa shumë sherr e shamata

Qytetari e treguar

Janë arritje të mëdha.

 

Biznesmenia e dalluar

Që fushatën vetë drejtoi

Kur rivalen ka uruar

Madhështinë e saj tregoi.

 

Ajo ish Keti Bazhdari

Një vajzë e emancipuar

Shkodra nuk e pati fat

Një zonjë kaq të kulturuar.

 

Bashkia u ble me pare

Si e ka zakon partia

Urdhër nga dyshja kusare

Detyruar nga Serbia.

 

Agjentët e rafinuar

Nëpër Shkodër hedhin valle

Gunën e kanë shtruar

Në qoshet e Kafes së Madhe.

 

Sot të gjithë e kanë kuptuar

Si nga jugu e veriu

Sa të korruptuar janë

Si Lulushi e Saliu.

 

Dhe ngjarjet në Lazarat

Nuk filluan vetvetiu

Kanë një prapavijë të qartë

Duke marrë një jetë njeriu.

 

Njëzetë e ca vjet kaluan

O Shkodër si s’e kuptove

Për partinë e Sali serbit

Votën tënde e harxhove.

 

Lavdi të përjetshme dëshmorit të atdheut! Ngushëllime familjes së të ndjerit! Nga Kapo Labi, Vlorë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *