(Përgjigje për moralistët që kanë lënë pushtetin në 23 qershor)
Vargje të nënshkruara
Ismail Xhaferi
O trima vallen ma mbani
Lidhur si fisheke gjerdani
Baderdi bëm’ me te vjedhur
Që nga Muli te Imami
O trima vallen ma mbani
U shqepem me korrupsion
Lidhur si fisheke gjerdani
Rreth Saliut, babes sone
O trima vallen ma mbani
Here me ritem here me hap
Te gjemoje vallja jone
Nga ketu ne Beograd
O trima vallen ma mbani
Neve jemi korifejte
Vodhem leke nga invalidet
Vodhem dhe nga budallenjte
O trima vallen ma mbai
Bashke te zene dore per dore
Vodhem leke e beme vila
Blem’ makina per dashnore
O trima vallen ma mbani
Sup me supe e koke me koke
Ne i vodhem Shqipe-zezës
Ç’kishte mbi, e ç’kish nën’tokë
O trima vallen ma mbani
Do rivij prapë koha jone
Lidhur si fisheke gjerdani
Rreth e qark kompleksit “Jon”
O trima vallen ma mbani
Te çuditet gjith’ mileti
Vallen te keshtjell’ e Rulit
Ndertuar me rroga shteti
O trima vallen ma mbani
Se s’na preket asnje qime
Vallja jone mor’ sa e rende
Ne dogana e tatime
O trima vallen ma mbani
Sepse vallja na ka hije
Kur te duam trazojme ujrat
Bejmë tani greva urie
O trima vallen ma mbani
Mal me mal, mëngjes e drekë
Ç’kishte i morëm te gjithe
Shqiperinë e lame pa brekë

e mos kopjoni kaq shume vargjet e kengevedhe valleve te vjetra labe se u a nxorret bojen