“O unë, o Ferilli”, Anjeza Maja braktis Agon Channel

redaktor

Prezantuesja e njohur dhe një nga imazhet televizive më tërheqëse të viteve të fundit në Shqipëri ka vendosur të braktisë televizionin “Agon Channel”.

Anjeza Maja është larguar nga ky televizion. E kontaktuar nga “DITA” në telefon, ajo nuk e ka komentuar largimin, por burime të sigurta na tregojnë se Maja ka vendosur largimin për t’iu bashkuar një projekti krejtësisht të ri.

Mesa duket 30-vjetori i bukuroshes së ekranit ka ardhur si një kapitull i ri në jetën e saj dhe në atë profesionale.

Maja ka prezantuar emisionin për të rinj “Hit Play”, ndërsa erdhi në këtë televizion si një imazh i ri.

Anjeza ka punuar për shumë vite në televizionin “Klan” ku ka prezantuar dhe punuar 6 vitet e fundit si redaktore e emisionit politik, “Opinion”.

Largimi i Majës vjen vetëm një ditë pas festës së “AGON” në Milano, ndoshta për t’i lënë hapësira VIP-ve italianë.

Një gjë është e dukshme se as Ventura dhe as Ferilli nuk e kapin dot bukurinë e vajzës shqiptare, e cila është ende BIO.

Suksese Anjeza në projektin e ri!

Share This Article
19 Comments
  • Nuk e di se kush do e zevednesoj por une Agon vec kur dilte kjo e shikoja…Me duket se ka qene mis kjo qe eshte kaq e mire

  • Agon Channel. Nje tv qe ta shpif. Flasin vetem per veten e tyre. Bejne emsione vetem per pronarin e tyre. Asnje gje per publikun ne Sarande, Tropoje, Shkoder apo Lushnje. Vetem programe per jeten e stafit te ketij televizioni. Deshtoi pa filluar. Beri shume mire vajza qe u largua nga ai ekran i zymte.

    • Ma mir me e qujtun Pordhon Channel,se nuk e meriton me qene Agon,…se kerkon te boj publicitet me budallaliqe.

        • ne momente e fundit te jetes se falkones,ne nje takim, nje vajze e vogel i thote. ty nuk te kercenon mafia, sepse ti je gjalle,po ta kishte mafia seriozisht me ty, ti do kishe vdekur.
          Falkone i pergjigjet : MOS duhet te vdes qe te me besoni?!

          Nje vend qe harxhon miliartda lek per tu dukur(celular,makina,pije,droge,rroba etj.foto me ushqim ne FB, selfi ke Makina re, etj..) nuk po harxhon asnje cent per tu bere me social dhe me pak paranojak,agresiv, etj etj…

  • Po ca do presesh nga AGON-i aman, me shume kane po… dhe cilesia eshte cope cope i bejne reklama vetes
    Do ndodhte dhe kjo gje, per t’i hapur vend nje italianeje do largohej nje shqiptare dhe per me teper nje bukuroshe vertet
    Suksese Anjezes me projektin e ri, edhe te TV Klan ishte shume punetore, e kudogjendur

    • Nuk është larguar për ti hapur vend një italianeje se po të ishte ashtu me aq shumë italianë që janë në AGON i bie që të largoheshin të gjithë por ky lajm nuk besoj të jetë i vërtetë.

    • kopje e keqe e tv italian ITALIA UNO ! Dhe aq i pavarur nuk me duket ,rreh ca djathtas me duket,por eshte brenda normalitetit! Sa per profesionalizem, jam skeptik sepse ka disa kokrra aty qe duket sikur vijne nga malet e jo nga shkolla e institute te mirfillta qe pregatisin njerez adeguat per ate pune! shkurt: i eshte gjetur pune disa njerzve dhe jo punes ti gjehen njerzit e duhur! Dicka qesharake desha te shtoj, qe kur shoh agon ch me duket sikur ka nderhyrje valesh nga klani ,vizion plus,apo ch tjeter, njesoj si dikur me antenat tona qe lodheshim per te pare tv e italise apo te jugosllavit,dhe here pas here kishte nderhyrje valesh!

      • Meqenese Begeti erdhi per te bere hidrocentralin e Kalivacit para15 vitesh dhe se beri dot tha po bej nje TV. Eshte tv e 7 nga impreditore te “medhenj” italian ne Shqiperi.Ne se Bolina solli nga jugu i Italise disa kamera Umatic usato dhe nje rulot qe e nxirte ne sheshin Skenderbej ky ka sjelle disa camera semiprofe (consumer) te lira por te fundit per perdorim privat dhe shiheni c’far figure ka.Sa per gazetaret….vetem respekt per ta duan te jetojne si bota por……Vetem ne nje vend pa zot ka 50% media nga te huaj,qe jo vetem nuk investojne para por nuk paguajne taksa dhe shantazhojne me media.Italianet jane medioker ne media.

        • Ke te drejte. Injoranca e mediave italiane po adaptohet edhe ne Shqiperi dhe eshte per te ardhur keq.
          Por ajo qe te ben me shume pershtypje, eshte se gazetaret tane po shtiren dhe po dalin nga vetja apo edhe nga profesionalizimi i tyre, qe t’i pershtaten formateve te emisioneve te ketij televizioni.

  • ore e kini inat jepini hakun
    kjo vajza nuk di pse ka ik, por di me thene qe ky televizion po ben namin dhe ne Itali, mbreme u be nje ceremoni madheshtore, ishte edhe nikol kidman dhe yje te hollivudit, i uroj suksese, italianet kane qene gjithmone investitore dashamires ne Shqiperi

  • call center-at jane spostuar ne Shqiperi, ja dhe kanalet televizive se kushton me pak qeraja. Prit kur te vijne te sjellin parlamentin e tyre ne Tirane se ne Rome u qellojne me domate. Dava Ferilli, ajo s’ka qene prezantuese kur ishte e re, tani qe ngjan me plastiken e ricikluar merre me mend sa humbje kohe!

  • Agon Channel është thjesht një nga televizionet më të mirë në Shqipëri me stafin më të mirë italo-shqipëtar dhe mund të bëj gjëra fantastike, tani që u hap kanali në Itali janë akoma dhe më lartë, thjesht një SUPER TELEVIZION. Nuk e di sa prej jush e kanë ndjekur mbrëmjen GALA në 26.Nëntor por diçka krejt ndryshe nga Shqipëria dhe një studio fantastike.

  • Sabrina ka qene qyrrse para operacioneve moj nusja e mafies. Kjo goca eshte yll si salma hayek. Dhe me ka rastis ta takoj skam pa goce me te thjeshte e te sjellshme. Dihet pse iku maja nga aty se smund te vazhdonte te ishte deshmitare e pislliqeve. Bravo anjeaza qe ike tu befte rruga drite. Ka vend per ty. Puc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *