Diskutimet në Kuvend për koncesionin e Butrintit kanë sjell përplasje mes kryeministri Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi akuza ndaj qeverisjes së PD-së që siç thotë ai, bënë disko në kalanë e Lezhës. Kryeministri duke iu drejtuar deputetëve përsëriti edhe njëherë se po i shkojnë pas të vdekurit, duke iu referuar Sali Berishës.
Ai tha se gjatë qeverisjes së PD-së, Kalaja e Lezhës u bë me disko, apo Teatri Kombëtar me bingo.
“Sot që flasim është çështja në Gjykatën e Lartë për diskot në kalanë e Lezhës. Ju jeni fundi, jeni kumi te bova. S’keni lidhje fare me çfarë flisni. Jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni, dini vetëm të silleni. Ju keni dhënë leje për benzinata në parqe natyrore. Lind gjenerata tjetër, sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për të gjithë jetimët qëkeni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top. Një i vdekur që e dini të gjallë, ca të gjallë se janë më të vdekur dhe na tregoni ju si bëhet parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.
“Ju këtu bëni akuza a thua se fondacioni shqiptaro amerikan është ministria juaj e Kulturës, që kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e kthehu në hapësirë ku bëheshin shiringa droge. Ky është koncepti juaj për trashëgiminë tuaj kulturore. Unë skam vënë bingo në teatrin Kombëtar, unë e kam gjetur bingon me kontratë, bingo te piramida. Ju i bëni bingo, me ato bango-bango. Ju nuk dini ça flisni dhe vazhdoni të kujtoni se politika është që të përsërisësh atë që keni bërë gjithë jetën”, tha më tej Rama.
j.l./ dita

Te na lesh rehat
Rrumpalle komplet ishin shqupisat ndyresira, ke plotesisht te drejte…