O Zot kush na ka drejtuar?!

Leda Hysa

(Duke parë “Opinionin” në TV “KLAN”)

Mbrëmë tek “Opinioni”,

nga materiali i transmetuar,

shqiptarët u bindën më tepër,

se ç’injorantë na kanë drejtuar!

 

Pamë Pesë të zgjedhur,

si me dorë nga Shtëpia Qendrore,

që shtyjnë e qëllojnë policët,

brenda në Drejtorinë Vendore!

 

”Këta policë të ngratë”,

thotë Alibeaj për ata,

kur vetë as sa shualli i këpucës së policit,

dinjitetin e tij nuk e ka!

 

Mbrëmë në një video pamë të gjithë,

as më shumë dhe as më pak,

jo pese deputetë të Kuvendit,

por pesë super alabakë!

 

Fiks atë natë nga Kuvendi,

këta u larguan që të tërë,

dhe ky është i vetmi shërbim,

që vendit në tridhjetë vjet i kanë bërë!

 

I vetmi shërbim pozitiv,

që ju bë politikës shqiptare,

u pastrua haleja më e madhe,

dhe në mënyrë krejt vullnetare!

 

Shqiptarët kanë kujtesë afatshkurtër,

janë mjeshtra për të harruar,

po kur shikojnë nga këto emisione,

thonë: ”O Zot kush na ka drejtuar!?”

 

O Zot kush na ka drejtuar,

Ç’ministra kemi pasur në qeveri,

mbrëmë një Çast a e kini menduar,

Ç’hata të rikthehen këta përsëri!

 

Ndaj Edi Ramën këto kohë s’e kam ngarë,

dhe nuk do ta ngas përsëri,

vetëm Ai mund të merret me këta shpellarë,

vetëm Ai formulën e zbërthimit u’a di!

 

Mbase Rama me këtë ka abuzuar,

se psikologjinë tonë e di,

më mirë një njeri i moderuar,

se sa “Molotovë” edhe egërsi!

 

Alibeaj është e shkuara e Shtëpisë Qendrore,

e sotmja dhe e ardhmja-djali i Fariut,

po t’i kalonim që të  dy në skaner,

do dilnin  fotokopjet e Saliut!

 

S’është një fjalë goje “Rama ik! Rama ik!”,

dhe demonstrata që me “Molotovë” bitisin,

do iki Rama-po kush do vijë?!

Do vijë Flamur Noka bashkë me Klevisin!

 

Shumica e politikanëve të opozitës,

janë bërë super të urryer,

ndaj gjashtë letrat për Lulashin,

Edi Rama mund t’i kish kursyer!

 

Sërish  të keqen më të vogël,

do të operojmë tani përsëri,

pastaj gjërat do ndryshojnë vetiu,

kur të përfundojë “Reforma në Drejtësi”!

 

Kur të ringrihen institucionet,

për shumë fenomene do të jetë një fillim,

do shikohet çfarë është bërë nga padija,

dhe çfarë është bërë kundër ligjit me qëllim!

 

Vetëm ligji i fortë dhe shteti i fortë,

do t’i bëjë të mëdhenj e të vegjël të rrinë:”SUS!”,

dhe do të jetë i pamendueshëm,

shkatërrimi i Rendit Kushtetues!

 

Që policit mos i thotë “Njeri i Ngratë”,

krejt publikisht një ish deputet gërdallë,

se nesër “ky i ngrati” në emër të ligjit,

të numëron me radhë dhëmbë dhe dhëmballë!

 

Po ky ligj ende këtu s’funksionon,

s’ka funksionuar as më parë,

ku halabakëria me zërin e ngjirur këndon,

Himnin e Shenjtë Kombëtar!

 

Arben Duka

Share This Article
9 Comments
  • Titulli i vargjeve e ankthi i shprehur ne te i takon nje kohe shume te larget e perkon me ditelindjen tende e formimin shkollor qe kryet ne ate kohe .Pse nuk kupton kete gje jeni ai qe jeni ,Nuk them te mbetemi vetem ne ate kaluaren e erret por te bejme dhe lidhjet e pasojat qe i kemi dhe sot e do t”i kemi dhe per mot po nuk shkullem te keqen e madhe qe na erdhi kur linde ti e shoket e tu !!!!

  • O “poet” !
    Kesaj i thone :”Si m’a ke ate kale qe ngordhi vjet”.
    Lere cfare kemi patur por c’te bejme me keta qe po shkerdhejne Shqiperine dhe shqiptaret SOT? Apo nuk ka gje se keta te tanishmit jane te tute? A te pjerdhsha trute o Duke.

  • 6 vjet Rama qe ka pushtet,
    6 vjet Duka qe po kerkellet,
    perdit opoziten ze e mallkon,
    ashtu kujton se Ramen mbron,
    nuk e kupton ky trap i mjere,
    se Ed Rama eshte krejt i dhjere,
    aty ku testohet kushdo qeveri,
    te ajo e shkreta – ne Ekonomi,
    aty ku Rama ore Duk karagjoz,
    eshte gjithi sterre e eshte bloz,
    ka 6 vjet ky trap qe ka pushtet,
    dhe dite e nate vazhdon gerthet,
    llap per c’do gje, grin per gjithcka,
    per Ekonomine bytha te flas s’ja mba,
    se keto 6 vjet te tij ne qeveri,
    shqiptareve i ka sjell kudo varferi,
    ekonomine kudo ja ka rrenuar,
    kete s’e sheh vec Duka i qorruar,
    e tregon rinia qe kudo emigrohet,
    se ketu jeta me nuk po durohet,
    ka pakenaqesi nje popull mbar,
    me ket qeveri, me ket Ram zagar,
    askujt jeten nuk ja ka permiresuar,
    kudo varferine e ka shumfishuar,
    asnje qeveri e kujtdo qe te jet,
    me Mut se Rama jo s’mund te ket,
    qeveria Rama, qeverisja me e deshtuar,
    s’ka zhele te Dukes kete per ta mbuluar.

    • Lexoji o Duke keto vargje te popullit,
      Se jane fjale zemre.
      Nuk jane bejte si te tuat
      Prej sherbetori zgjebje.

  • Arben. Je duke i terbuar shpellaret, po aq sa edhe Edi Rama. Kane kohe qe edhe ty te bejne thirrje “ta mbyllesh” se halabaket i terbon dhe i verbon e verteta. Pas Edi Rames je ti me i urryeri nga neandertalet qe lexojne dhe komentojne te “Dita”. Bejua ndonjehere te qarte se edhe per nja 10 vjet te tjera, te pakten, do te mbeten ne opozite. Dhe do bejne veçse ham ham neper portale. E ke thene bukur dhe qarte se do te votojme gjithmone per te keqen me te vogel, meqe nuk votojme dot per te miren me te madhe. Dhe duke qene se jemi shumive absolute kuptohet edhe rezultati. Tashti hum, hum, hum.

  • Bravo Arben!! Shpellaret vetem dhunen njohin. Nuk na ben pershtypje se te sulmojn. Ti je nga zerat e paket qe ua plas ne surrat.
    Noka-me IQ shume te ulet,vulgar,i dhunshem
    Klevisi- Debil,ben si i forte qe te marr ndonje cope nga PD se zanat tjeter nuk ben dot
    Shoku i Grides,se nuk ja mbaj mend emrin-Urjah Hipi,ligesi e lindur. Po shpellaret keta lloj duan. Eshte me te ngjitur.
    Ju grifte Dora kush guxon e dhunon neser. Mallkuar qofshin !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *