O Zot, na gjej një instrument të paqes!

anazapta

Letër e nënshkruar

Robert Qafzezi

Fatkeqësisht jeta politike në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar, vazhdon të hidhet “benzinë” nga opozita e shterpë e pa ide, deputetë që e kujtojnë veten kalorës “trima”, vazhdojnë të kenë dinamikën e tyre të diskutimeve sharjet, ofendimet familjare, që vetëm “infektojnë” ambientet e debatit politik shqiptar me mendje-shkurtësinë e tyre si edhe nën vazhdimësinë e një politike “qorre” që nuk i shërben kërkujt përveç urrejtjes pa bazë dhe mbajtjes së “llogoreve” të interesave personale.

Historikisht turmat kanë rënë në kurthe, apo në tragjedi si rezultat i politikave të urrejtjes drejtuar nga individë të “fryrë”, paranojakë, apo të prekur nga forma skizofrenie.

Ata që janë vetë destabilizimi i vërtetë i vendit, i bien daulleve që kundërshtarët e tyre politikë po destabilizojnë vendin, duke hedhur e krijuar një “klimë” toksike duke fshehur në mënyrën më groteske paaftësinë e mbajtjes së debatit të vërtetë politik.

Memoria e shkurtër e këtyre politikanëve që bënë të triumfojë idiotllëku, i bëri të mundurit krenar, duke harruar që deri dje ishin në “kalbjen” e kolltuqeve të drejtimit shtetit.

Politikanët në pozitë apo në opozitë duhet të ndërgjegjësohen për pozicionet e tyre, duke e kuptuar që ndodhen në një “barkë”dhe është në interesin e të gjithëve dhe atë kombëtar që “barka” të eci mirë e të mos marri “ujë” se tragjedia do të jetë për të gjithë njësoj.

Po kush do të ishte “engjëlli gardian” i politikës shqiptare sot? A do të duesh kërkuar një “engjëll gardian” për t’i qetësuar ato fytyra “mostrash” të egërsuara nga mungesa dhe akumulimi i “epsheve” të pushtetit? Kërkimi i “instrumentit” të paqes në politikën shqiptare mbetet gjithmonë aktual.

 

Share This Article
6 Comments
  • E vertete…, por jane po ato figura qe ndrrojne pozicionet pozite-opozite dhe anasjelltas… Si ne “Portokalli” do degjosh gjithmone Agron Llakajn… Iku nga “Portokallia”? prap ate do degjosh tek “Oqi – oqi” ….

  • Fatkeqesia eshte se ne vendin tone nuk ka opozite te vertete.Njera e ben sot opoziten ne Facebook,tjetra e bente dje ne Twiter..Te dyja keto parti kane dale nga mitra e PPSH dhe kane te njetin grup gjaku..Tani jane ndare ne kater LSI dhe FRD..per te krijuar idene e krijimit te pluralizmit..Pluralizmi nuk ekzistone ne vendin tone,paversisht se ne letrat kemi 250 parti.!?..
    Jane vetem tre a kater kryetare qe flirtojne sa me njeren parti me tjetren thjesh ,pa asnje idealizme apo parim por vetem per te kapur ndonje kolltuk deputeti…Dyshohet se bashkepunojne dy partitet kryesore dhe i kane ndare 8 e 8 mandatet,fito e vidh sa te duash,por mos me ngacmo,as une ste ngacmoj…Potere me llafe sa me shume ,derin me sharje nga familja qe te jemi te besueshem per popullin se jemi kundershtare politike…Tragjedi -komedi!

    • Pershendetje!Jeni nje gazete e paaneshme dhe objektive ne sherbim te qytetarit dhe shoqerise civile.
      Po te shikosh historikun e 24 vjecar te tranzicionit do te veresh se nje stategji ka funksionuar nga te dy partite e medha PS dhe PD…Njera shiti detin,tjetra para saj shiti reren,te dyja po grekut..Te dyja flasin kunder bojkotit kur jane ne pozite dhe te dyja e zbatojne me rigorozitet kur jane ne opozite…Asnjera nuk eshte per futjen ne Evrope,prandaj edhe nuk i bejne “detyrat”..Asnjera nuk ndeshkon tjetren per miliona te vjedhura,vetem akuzojne ne hava,per syte e nderkombetareve…Korrupsioni i ka bere milionere te dyja palet ,te dyja tallen me cinizem me popullin ,tashme fare haptas…Te dyja kane bere spektakel me dosjet e sigurimit,sepse sigurimsa ka nga ta dyja anet me shumice…Turp!

      • Pershend.Jam dakort me artikullshkruesin,edhe me parafolesen..Ketu e ka marre ferra uraten sic thote populli.Ose ajo shprehja tjeter “Bir Selman i nenes c”te te qaj me pare?”Pse do thoni juve?Por sepse ketu po vijon te zbatohet Katovica fije per pe..Kam te dhena se edhe denimet e Nexhmije Hoxhes dhe ..Ramiz Alise kane qene sa per sy e faqe.Ata kane bere “burg”vetem ne mengjes per mediat,spse ne darke iknin ne shtepite e tyre te maskuar..Ket ema ka treguar shoferi qe i merrte dhe i shpinte…Shikoni deri ku shkon loja qe bejne keta maskarenj..Po shyqyr qe na u shporr ai Saliu i semure rende,por cudi si e degjojne ,,Me duket se Rama e ka frike personalisht..hahahahah!

        • Dakort shume dakort per te gjitha..Shume shpejt do te shikoni se si me urdherin e Saliut,presidenti Nishani ka per te dhene doreheqjen,gjoja per aresye “shendetsore” dhe PD do propozoje Saliun per president..Ky do jete kulmi…Ps do beje pakez rezistence sa per sy e faqe por do e pranoje duke thene se keshtu ishte per te miren e vendit….Sa do rrojme dhe do shikojme…Ketu revolucioni do filluar nga fillimi!Se e gjitha ka qene pseudo revolucion,pseudo demokraci..

          • Kjo nuk ndosh kurre!Se atehere cu kuptua ..Ne votuam per te cporrur Saliun ,jo se nuk e kishim provuar Ps.por me e pergjegjshme eshte ajo ne shume gjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *