Obama: Britania e Madhe duhet të qëndrojë në Europë

Elton Tafaruci

Britania e Madhe si pjesë e Bashkimit Europian është më efikase në luftën ndaj terrorizmit. Kështu është shprehur presidenti Barack Obama, i cili ndodhet sot në Londër, në një vizitë së bashku me të shoqen, Michelle.

Qëndrimin e tij, lideri i Shtëpisë të Bardhë, i ka bërë publike, në një shkrim të publikur në të përdishmen britanike, “Daily Telegraph”.

Në një artikull të gjatë të cilin gazeta e ka titulluar, “Obama: Ja përse Britania e Madhe duhet të qëndrojë në Europë”, mesazhi i tij është qartë.

Përtej diplomacisë, presidenti amerikan citon avantazhet ekonomike të lidhjes mes Londrës dhe Bruxelles dhe që nënvizon, interesin e SHBA-ve, në referendumin e britanikëve pikërisht mbi qëndrimin e tyre në Europë, që do të mbahet më 23 Qershor.

I mbërritur sot në Londër, do të takojnë gjatë ditës Mbertëreshën dhe më pas kryeministrin, David Cameron, ky i fundit i impenjuar në betejë brenda partisë së tij, për të votuar pro referendumit për qëndrimin në BE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *