Obama, Clinton dhe Sanders dënojnë gjuhën e urrejtjes

Dita

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka paralajmëruar kandidatët presidencialë që të shmangin gjuhën e urrejtjes në fjalimet e tyre pasi një gjë e tillë mund të nxisë tensione mes mbështetësve.

Ai tha se pretendentët e Shtëpisë së Bardhë nuk duhet që të ofendojnë e aq më tepër të përçojnë mesazhe dhune. Një deklaratë e tillë vjen menjëherë pas anulimit të një takimit elektoral të Donald Trump, veprim që u ndërmor për shkak të dhunës që shpërtheu mes protestuesve dhe mbështetësve të miliarderit.

Për ngjarjen, kanë reaguar edhe kandidatët demokratë në garën presidenciale Hillary Clinton dhe Bernie Sanders. Ish-sekretarja e Shtetit Clinton, theksoi se Donald Trump nuk po tregon aftësitë e një lideri, por të një personi që po përçan shoqërinë amerikane.

Nga ana tjetër, Sanders tha se Donald Trump duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën pasi retorika e tij ka përcjellë mesazhe mjaft të gabuara në radhët e mbështetësve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *