Presidenti Obama dhe kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, do të zhvillojnë fushatë së bashku për herë të parë, të martën, në Sharlotë, të Karolinës së Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e fushatës së kandidates Clinton, e cila njofton që në mitingun e planifikuar në Qendrën e Konventave në Sharlotë, do të jetë prezent dhe presidenti Obama.
Në këtë takimi ata pritet të diskutojnë për përparimin e bërë dhe për vizionin e tyre për Amerikën, shkruan Zëri i Amerikës.
Presidenti Obama, e mbështeti zyrtarisht muajin e kaluar kandidaturën e Clinton si kandidate e pritshme e Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale.
Ndërkohë, ish-sekretaria amerikane u takua më datë 2 Korrik me zyrtarë të FBI-së në kuadrin e hetimeve për përdorimin e një serveri privat emaili gjatë periudhës kur ajo ishte Sekretare e Shtetit.
“Unë e pata ofruar vetë intervistën që Gushtin e kaluar dhe jam e kënaqur që pata rastin ta ndihmoj Departamentin e Drejtësisë që të arrijë në një përfundim për këtë çështje”- ka Clinton në një intervistë për televizionin MSNBC.
Intervista u zhvillua vetëm katër javë përpara mbajtjes së konventës së Partisë Demokrate, e cila pritet të emërojë zyrtarisht zonjën Clinton si kandidate për zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.
