Obama dhe Raul Kastro shtrëngojnë duart

Dita

Presidenti Barak Obama është pritur zyrtarisht nga homologu i tij kuban Raul Kastro përmes një ceremonie zyrtare.

Dy liderët pritet që të zhvillojnë bisedime për një sërë çështjesh me rëndësi, teksa Obama ka premtuar që do të mbajë një qëndrim edhe në lidhje me lirinë e fjalës.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit do të jenë diskutimet për tregtinë, ku do të tentohet që të ndërtohen ura të reja bashkëpunimi.

Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Shteteve të Bashkuara në Kubë pas 88 vitësh.

Ndërkohë nuk do të takohet më liderin revolucionar Fidel Kastro.

Obama gjithashtu ai do të takohet privatisht me disidentët, do të adresojë çështje të medias shtetërore dhe do të ndjekë një lojë bejsbolli të martën.

Share This Article
1 Comment
  • cfardo qe te bejne, Kuba ka zot dhe jo Obama qe eshte ndryshe nga te tjeret, por kurkujt ne amerike nuk do i shkoje mendja ta ktheje Kuben ashtu si katandisen Shqiperine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *