Obama do mbyllë burgun e Guantanamos

Dita

Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë sot pasdite një konferencë shtypi nga Shtëpia e Bardhë rreth projektit të ardhshëm të burgut ushtarak të Guantanamos, njoftoi ekzekutivi amerikan.

Obama pritet të parashtrojë një plan të ri për mbylljen e burgut mjaft të diskutueshëm që ndodhet në Kubë.

Ai kishte njoftuar për mbylljen e qendrës së paraburgimit, hapur në vitin 2002 nga presidenti George W. Bush në prag të sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ndërhyrjes së kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Afganistan, një nga premtimet e tij të fushatës.

Obama do të përballet në Kongres, i dominuar nga kundërshtarët republikanë, të cilat janë kundër mbylljes së kësaj qendre.

Share This Article
1 Comment
  • burku eshte sot ne politike dhe hakmarrje ne familje dhe papunesi ska jetese …….perdorin politiken ne interesat e tyre fitimperurse …….te gjithe bejne lojen e mos ditjes dhe numerojne ditet derim ne perfundim te mandatit qe nga qe nga udheheqesit e larte kombeve te bashkuara me respekte ladi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *