“Ne besojmë në një Amerikë bujare, në një Amerikë tolerante, të hapur për ëndrrat e fëmijëve të emigrantëve, një vend më të mirë për të rinjtë dhe për të varfërit” – ёshtё njё nga fjalitё e fjalimit tё fitores tё presidentit tё rizgjedhur amerikan Obama.
Pas shpalljes së rezultateve paraprake Obama, së bashku me gruan e tij dhe dy vajzat, mbajti një fjalim qё mediat e konsiderojnё “frymëzues” . Theksi te rinia dhe tё varfёrit ishte njёri nga mesazhet e qarta qё ashtu sic vetё Obama u shpreh “do të përfundoj atë, që kam nisur”.
Por fjalimi kishte dhe njё apel pёr bashkёpunim pёr republikanёt: “Qeverisja ia del mbanë, vetëm nё rastin kur të dyja palët janë së bashku dhe mbi të gjitha, kur qytetarët marrin pjesë. Demokracia në një komb pej 300 milionësh mund të jetë e komplikuar, ne kemi opinionin tonë, kemi besimet tona. Ju më keni bërë mua një president më të mirë”. – citohet Obama.
Apeli i tretё ishte ndaj qytetarёve. “Roli i qytetarëve nuk përfundon me dhënien e votës. Të gjithë duhet të punojmë për këtë vend. Ky komb ka më shumë pasuri se çdo vend tjetër, kemi ushtrinë më të fortë, kemi shkollat më të mira, por nuk na bëjnë këto gjëra të jemi më të mirë se të tjerët. Ne duhet që të të pranojmë përgjegjësi të përbashkëta për të ardhmen dhe për brezat që do të vijnë”, tha Obama.
1 Comment
Shume interesante ky fjalim