Presidenti Obama ka inicuar mbajtjen e një samiti me vendet e koalicionit anti-ISIS më 26 Shtator në New York nga ku do t’i bëhet një bilanc arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm
Top-Channel nga një burim diplomatik ka mësuar se në zyrën e kryeministrit Edi Rama ka mbërritur ftesa nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në këtë samit.
Po i njëjti burim thotë se kryeministri Edi Rama do të jetë njëri prej 12 liderëve politik botëror dhe i vetmi nga vendet e rajonit, që do të mbajë një fjalë për të ndarë me pjesëmarrësit, atë që amerikanët e kanë vlerësuar si një sukses të Shqipërisë në përballjen me ekstremizmin.
Gjatë vizitës së fundit në Tiranë më 13 Korrik 2015, Victoria Nuland nën Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dha këtë vlerësim për Shqipërinë në përpjekjet e saj kundra ekstremizimit.
“Ne patëm bisedime të mira me të gjithë spektrin politik dhe organizatat jo qeveritare, rreth nevojës për tju kundërvënë ekstremizmit dhe punës që jeni duke bërë për të adresuar këto probleme në Shqipëri dhe rajon.
Ne e konsiderojmë Shqipërinë, si një vend që ka ngjitur shumë shkallë duke u bërë kështu një lider në rajon, në këtë luftë dhe ne si partnerë e vlerësojmë këtë.
Gjithashtu dëshiroj të theksoj faktin, se ju keni një traditë të pasur shumë etnike bashkëpunimi gjithashtu edhe në bashkëpunimin ndërfetar. Kjo është dicka shumë e mirë të cilën mund ta ndani me vëndet e rajonit. Në dëshirojmë tju përgëzojmë për këtë që keni bërë”
Kjo ftesë vjen edhe si një vlerësim nga Shtepia e Bardhë pas inisiativës së Ramës për ngritjen në Shqipëri të një qëndre rajonale të promovimit të vlerave që luftojnë ekstremizmin dhe dhunën.
Mësohet se disa ditë më parë një grup pune nga Washingtoni që po merret me organizimit e samit ka qëndruar në Tiranë, duke u takuar me Ramën për të koordinuar axhendën e samitit.
Zyra e shtypit në kryeministri kontaktuar nuk ka pranuar të bëj asnjë koment lidhur me këtë cështje.
Ftesa e mbërritur në zyrën e shefit të qeverisë shqiptare shuan të gjitha aludimet mediatike të javëve të fundit se Rama nuk do të ishte pjesë e këtij samiti.

E kuptoj dhe Obama qe piktori ka permasa boterore