Obama nxjerr mësime nga Bush, heq unazën kur takohet me turmën (VIDEO)

Ornela

Të martën në mbrëmje Obama ka shijuar ushqimin e lirë vietnamez në shoqërinë e Anthony Bourdain.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe shefi i CNN darkuan në një lokal modest me ushqimin tipik vietnamez, ku kostoja totale për person ishte 6 dollarë.

Megjithatë sapo doli nga restoranti presidenti amerikan u ndesh me turmën që e priste për ta takuar.

Obama pa drojë iu bashkua për t’u shtrënguar dorën.

Deri këtu s’ka asgjë të keqe, përkundrazi… Megjithatë në një video të publikuar nga Vietnam.net shihet se si kreu i Shtëpisë së Bardhë preferon të heq unazën nga gishti për të evituar që ndonjë vietnameze t’ia rrëmbente.

Kujtojmë që në vitin 2007 gjate vizitës së presidentit të atëhershëm të SHBA-së në Shqipëri, George W. Bush, u përfol gjatë se në një nga takimet e tij me qytetarët e Fushë Krujës, i humbi ora e dorës, ngjarje që nuk u verifikua kurrë. /DITA

https://www.youtube.com/watch?v=2OyQjqEEO0I

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *