Obama i fokusuar në krizat evropiane

Elton Tafaruci

Presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti sot një fjalim në Gjermani mbi marrëdhëniet transatlantike dhe ftoi krerët kryesorë evropianë në një mbledhje, në një moment që Uashingtoni po shqetësohet për dobësimin e BE-së përballë krizave të shumta.

Presidenti amerikan, mbyll në Hanover vizitën e tij dy ditore në Gjermani, etapa e fundit e një turi që e filloi në Arabi Saudite për të garantuar monarkitë e Gjirit, të shqetësuara për ngrohjen e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit, më pas në Britani të Madhe ku paralajmëroi kundër një dalje nga BE-ja.

Dobësimi i Evropës përballë sfidave të shumta ndaj të cilave ajo po përballet përbën një burim shqetësimesh në rritje për administratën amerikane, përveç mundësisë së një Brexit, kriza migratore, që rrjedh nga konfliktet në Siri dhe Libi, kërcënimi i organizatës xhihadiste ISIS, situata e paqëndrueshme në Ukrainë si edhe ngathtësia ekonomike e kontinentit.

Të gjitha këto çështje do të diskutohen gjatë mbledhjes në mesditë me pritësen, kancelaren Angela Merkel, si dhe me drejtuesit, David Cameron, Matteo Renzi dhe François Hollande.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *