Obama kërcen nën ritmet e muzikës tradicionale afrikane

Dita

Duket që Barak Obama u ndje si në shtëpinë e tij në Kenia! Presidenti amerikan mbylli në mënyrën më të bukur vizitën në vendlindjen e babait të tij, duke kërcyer nën ritmet e muzikës tradicionale vendase.

Gjatë darkës shtetërore të shtruar për nder të tij në Nairobi, Obama u lëshua tërësisht nën tingujt e muzikës ndërsa performonte bashkë me të pranishmit e tjerë vallen tradicionale Lipala, të modernizuar këtë vit nga një muzikant vendas.

Vizita e parë e Obamës si president i Shteteve të Bashkuara në Kenia u përqendrua kryesisht te lufta kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet ekonomike mes palëve, ndërsa çështja e shumëpërfolur nga mediat, ajo e krminalizimit të homoseksualitetit në vend, nuk u pranua të diskutohej nga presdenti Uhuru Kenjata, i cili tha se vendi i tij kishte shumë probleme të tjera më jetike për të zgjidhur.

 

https://www.youtube.com/watch?t=14&v=Mx9S23FALW8

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *