Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHBA, Obama: Koha për reforma në imigracion
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > SHBA, Obama: Koha për reforma në imigracion
Bote

SHBA, Obama: Koha për reforma në imigracion

anazapta
Published October 25, 2013
Share
SHARE
Presidenti Barack Obama i ka bërë përsëri thirrje Kongresit të miratojë reforma në sistemin e imigracionit. Presidenti Obama kërkon që ligjvënësit të veprojnë brenda këtij viti:Presioni i ri nga presidenti për reforma në politikat e imigracionit filloi menjëherë pas kapërcimit të kërcënimit për krizë financiare dhe rihapjes së qeverisë.

Në qershor të këtij viti, Senati miratoi me 68 vota pro dhe 32 kundër një projekt-ligj të mbështetur nga zoti Obama. Por projekt-ligji nuk gjeti mbështetje në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

Kryetari i Dhomës John Boehner nuk ka përjashtuar mundësinë e vënies së projekt-ligjit në rendin e ditës së Dhomës së Përfaqësuesve për t’u hedhur në votë.

“Besoj se reforma e imigracionit është një temë e rëndësishme që duhet marrë në shqyrtim dhe kam shpresë se do të gjejmë zgjidhje”. 

Në komentet dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama pohoi se ekzistojnë mospajtime të mëdha mes demokratëve dhe republikanëve. Por ai tha se reformat në sistemin e imigracionit do të ndihmonin rritjen ekonomike, do të ulnin deficitin dhe do të forconin sigurinë kombëtare.

“Populli amerikan e mbështet. Kjo ide nuk kundërshtohet, por mbështetet. Amerikanët e mbështesin, pasi të gjithë dalim të fituar nëse punojmë së bashku për ta realizuar. Nëse vërtetë ka ndonjë arsye të fortë për të mos e miratuar reformën, mua nuk më është thënë”. 

Pjesa më e madhe e analistëve politikë thonë se nuk ka shumë gjasa që varianti i miratuar në Senat të përqafohet nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve paraqitën variantin e tyre për reforma që kombinonte variantin e Senatit me një projekt-ligj për masa më të forta për kontrollin e kufijve, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve gjatë këtij viti.

Por ata kundërshtojnë idenë e republikanëve për të hedhur në votë aspekte të ndryshme të reformës si ligje të veçanta, ndër të cilat edhe idenë që 11 milionë imigrantë të paligjshëm të kenë alternativën për të marrë shtetësinë amerikane.

Pas një beteje të ashpër politike lidhur me mbylljen e qeverisë federale, republikani Raul Labrador u shpreh se nuk mund t’i zinin besë Presidenti Obama në negociatat për reformat e imigracionit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se republikanët duhet të ndjekin shembullin e miratimit me frymë dypartiake të projekt-ligjit në Senat:

“Nuk ka lidhje mes programit për kujdesin shëndetësor dhe reformave në imigracion. Do t’u kujtoja kritikëve republikanë se në komunitete të ndryshme në të gjithë vendin ekziston një mbështetje e gjerë, po ashtu në komunitetin e biznesit, në grupe fetare dhe në përfaqësuesit e forcave të rendit. Po ashtu dua të vë në dukje se projekt-ligji në Senat u miratua me mbështetje të konsiderueshme nga republikanët”. 

Presidenti Obama thotë se është i gatshëm të dëgjojë ide të reja për të ndrequr sistemin e imigracionit, po ashtu edhe për sugjerime për ndryshime dhe përmirësime në programin për kujdesin shëndetësor.

Projekt-ligji i miratuar nga Senati, përveç mundësisë për të marrë shtetësinë, përfshin edhe dispozita për forcimin e kontrollit kufitar, shtimin e numrit të vizave për punonjës të kualifikuar dhe verifikimin elektronik të statusit ligjor të punonjësve.

 

anazapta October 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • SKENDER BEU I VJETER says:
    October 26, 2013 at 3:32 am

    IDEJA ME E MIRE NE NJE BOTE TE BASHKUAR TE UDHEHEQUR NGA USA ESHTE QE NJERZIT NE KUFI TE JENE TE LIRE SI ZOGJTETE HYNE E TE DALIN LIRSHEM PA KUFI.QEVERITE E SHTETEVE TE KENE PROGRAME DHENIE QYTETARIE PER ATA QE DUANTE QENDROJNE DHE TE PUNOJNE LIRISHT DHE ATA QE BEJNE KRIME TE PERDOREN PER NDERTIME TE VESHTIRA PER TE SHLYER KRIMIN.TE MOS DENOHEN ATA QE KANE PUNUAR ME NDERSHMERI PAVARSISHT SE KANE HYRE PA DOKUMENTADHE TE BEHET BASHKIMI FAMILJAR I TYRE DUKE U KERKUAR TE ZBATOJEN LIGJET E SHTETIT KU QENDROJNE.ATA QE NUK PERSHTATEN LIRISHT VET MUND TE KETHEHEN SI ZOGJTE NE VENDIN E ORIGJINES SE TYRE.HSTETI NUK BEN SHPENZIME PER RUAJTJEN EKUFIJVE DHE MBLEDH TAKSAT.MBETET TE FORCOJE ME TEJ ORGANET E LUFTES KUNDER KRIMIT.PER SHENDETSINE SHTETI TE VJELE NGA CEKU NJE TE PESTEN E CEKUT DHE TA BEJE SHENDETSINE FALAS NEPERMJET SHENDETIT PUBLIK TE GARANTUAR.KUSH DO TE VEJE NE SPITALE PRIVATE MUND TE PAGUAJ NGA XHEPI I TYRE.KJO KERKON KONTROLLTE SHTETIT PER MJEKESINE DHE INDUSTRINE FARMACEUTIKE,QE DUHEN STIMULUAR PER SHPIKJET E TYRE.LEVIZJE E LIRE ,MJEKSI E LIRE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?