Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se Kim Kardashian dhe Kanye West po ndikojnë shumë keq në njerëzit e rinj me stilin e jetës së tyre të harxhimeve të pallogaritshme. Pa kursyer fare, Obama foli haptas për ndikimin e keq të këtij çifti të falshëm.
”Në kohën time (të rinisë) nuk ka ekzistuar pasqyrë e tillë për jetën e të pasurve dhe të njerëzve me famë. Fëmijët nuk ndiqnin çdo ditë lajme të tilla, siç janë ato të sotmet se çka bart apo vesh Kim Kardashian, apo ku Kanye West shkon për pushime, për të dëshmuar suksesin në karrierë.
Stili i tyre i harxhimeve të pamasë ka ndikim të keq në njerëzit e rinj”, tha Obama transmetojnë mediumet amerikane.