Presidenti Barack Obama është fotografuar në Oregon ndërsa shkëmben batuta dhe shaka me lojtarët e skuadrës së basketbollit të universitetit të këtij shtetit. Ai i pret ata për një takim në zyrën Ovale me rastin e Festës së Falenderimeve. Trajneri i kësaj skuadre është kunati i tij, Craig Robinson, vëllai i zonjës së Parë, Michelle.