Obama në Kubë, Kastro arreston disidentët

Elton Tafaruci
US President Barack Obama (R) greets President of Cuba Raul Castro at the Palace of the Revolution in Havana, Cuba, 21 March 2016. US President Barack Obama is on an official visit to Cuba from 20 to 22 March 2016; the first US president to visit since ANSA/MICHAEL REYNOLDS

Presidenti amerikan Barak Obama, ndodhet në Kubë në një vizitë historike 3 ditore, ku u takua me liderin komunist Raul Kastro në pallatin e revolucionit ne Havanë.

Shtrëngimi i duarve mes dy liderëve konsiderohet si historike, pas dekadash ngrirje në raportet mes dy vendeve.

Pak para takimit shefi I shtëpisë së bardhë deklaroi se ndryshimet mund të ndodhin në Kubë dhe se presidenti Kastro duhet ta kuptojë këtë.

Është një mundësi historike, impenjimi me popullin kubanez”. Kështu e konsideroi vizitën e tij në Havanë, Obama duke folur para dhjetra personave të stafit të ambasadës amerikane në Kubë.

Ndërkohë policia arrestoi përkohësisht 180 disidentë, deklaroi një grup për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Pjesa më e madhe e tyre u arrestuan pas prottestave të djeshme në Havanë”, deklaroi Elizardo Sanchez, lider i Komisionit kuban për Pajtimin Kombëtar dhe të Drejtat e Njeriut.

Duke shtuar se disa prej tyre janë rrahur brutalisht.

Të gjithë të arrestuarit bënin fushatë për lirinë e shprehjes dhe reformat politike në vend./E.T

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *