Obama nënshkruan dekretin për sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut

Herion Mesi
The White House in Washington DC with beautiful blue sky

Në një kohë kur Pheniani ka shumëfishuar kërcënimet si edhe ka dënuar një qytetar amerikan, Presidenti amerikan, Barack Obama ka nënshkruar dekretin që autorizon vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.

”Këto sanksione… përfshijnë sektorin energjetik, financiar si edhe transportin detar të Koresë së Veriut”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa në dekretin e Presidentit Obama thuhet se: “Këto masa nuk janë kundër popullit korean, por kundër qeverisë”

Në fillim të marsit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione kundër Koresë së Veriut, pas testeve bërthamore të Phenianit. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *