Shtetet e Bashkuara janë detyruar që të shqyrtojnë sërish pozicionin e tyre në luftën kundër militantëve xhihadistë të Shtetit Islamik.
Presidenti Barack Obama i ka kërkuar ekipit të Sigurisë Kombëtare që të rishikojë politikën e SHBA-së ndaj Sirisë, pasi kuptoi se IS nuk mund të mundet pa një tranzicion politik në vend dhe pa largimin e Presidentit Bashar al-Asad. Sipas CNN, që citon disa funksionarë, rishikimi i kërkuar nga Obama është një pranim në heshtje që strategjia fillestare për të mposhtur IS pa u fokusuar edhe në luftimin e Asad ishte e gabuar.
Vetëm javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar 4 takime me ekipin e Sigurisë Kombëtare, ku një prej tyre kryesohej nga Obama dhe të tjerët nga Sekretari i Shtetit. Këto takime, sipas fjalëve të zyrtarëve “janë udhëhequr nga ideja se strategjia për Sirinë duhet të jetë pjesë e asaj kundër IS”.
Në tetor, SHBA theksuan se strategjia në Irak, për t’iu kundërvënë xhihadistëve ishte prioritet dhe operacionet në Siri ishin të nevojshme vetëm për të lehtësuar këtë gjendje në Irak. Uashingtoni shpresonte se kishte kohë për të trajnuar dhe armatosur rebelët sirianë të moderuar për të luftuar IS dhe më pas regjimin e Asadit. Zyrtarët kanë pranuar se kjo strategji nuk është e qëndrueshme.
Ushtrinë e lirë siriane, forca ushtarake që udhëhoqi kryengritjen kundër Damaskut, e cila është konsideruar si një forcë laike, lufton në dy fronte, në njërën anë forcat e Asadit dhe nga ana tjetër ekstremistët e tjerë të Shtetit Islamik dhe grupe si al-Nusra. Vëmendja e Presidentit amerikan në politikën e jashtme do të jetë gjithnjë e më e theksuar në dy vitet e ardhshme.
Për Obaman politika e brendshme do të shfaqet e vështirë, pas zgjedhjeve të mesmandatit, ku ai humbi kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
Megjithatë nga Shtëpia e Bardhë, Obama ende mund të ndikojë në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, instrumente që vënë nën presion shumicën e republikanëve në Kongres, siç dëshmohet nga marrëveshjet e rëndësishme që ka arritur 2 ditë më parë me Kinën për mjedisin dhe emetimet e gazit serrë.

Po cfare prisni me ,apo te vriten sa me shume te pafajshem dhe sidomos femije .
Tunde si e tundi CLINTONI ne Serbi ,apo je nga ata te Fushes ??!!
turqia e irani jane realisht faktoret qe mund ta qetesojne ose te hedhin ne ere lindjen e mesme.Amerika ska rruge tjeter perveçse te gjeje formulen e arte per te kenaqur si sunitet e shiitet
ME NE FUND EDHE OBAMA E KUPTOI TE VERTETEN
qe me disllokimin e LHL-ve te Asadit ne Shqypni sekretari i tij John Kerry do te merrte cmimin Nobel per paqe, por kjo nuk do te zgjidhte problemet e Paqes ne Siri dhe ne Lindjen e Mesme
Ne baze te ligjit sirian, presidenti assad qendron ne fuqi sepse sirise i ka munguar nje ligj, qe lejon sistemin pluralist shum partiak, qe do tu jepte edhe te tjerve mundesin per te shprehur mendimet e lira te nje sistemi demokratik! Mundesia e nje referendumi per te ndryshuar kushtetuten e sirise, nuk behet duke nxitur radikalizmin qofte ate islamik e qofte ate te moderuar, por simbas nje kushtetute te re, qe do nxirte ne pah shumicen, qe perfaqson poziten ne parlamentin sirian! Assad nje nga udheheqsit arabe nga me te tolerante e me te civilizuar, e ka pranuar kete lloj kompromisi te sistemit pluralist, por qe u pasua nga terrorizmi i opozites per te rembyer pushtetin me an te dhunes, ne sherbim te interesave te shteteve te huaja!
Dergimi i armatimit nga shtetet e fuqishme sollen dhe shtetin e is….tani qe e kuptuan se ne doren e kujte vajten armet i sulen Asadit i cili tha ne fillim, se goditja e qeveris sime do te jete nje skandal per lindjen e mesme ose ne shkalle boterore qe saktesisht ndodhi,Obama eshte teper i vonuar tani ne vendime per te godituar ate cfare po ndodhe.
Presidenti Obama e ka gabim !
Gabimet e presidentëve i paguan populli amerikan por , edhe popujt e tjerë !