Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi homologun e tij, Vladimir Putin se Rusia do të përballet me një kosto në rritje nëse zgjedh që të vazhdojë aksionet agresive kundrejt Ukrainës.
Obama i kërkoi kreut të Kremlinit që të kapë mundësinë e krijuar nga rinisja e bisedimeve dhe të gjendjet një zgjidhje paqësore e konfliktit që zgjat që prej prillit të vitit të kaluar.
Kjo deklaratë e shefit të Shtëpisë së Bardhë bëhet pak orë para rinisjes së bisedimeve të paqes në Minsk të Bjellorusisë mes udhëheqësve europianë, Ukrainës, udhëheqësve të separatistëve pro-rusë në Lindje dhe Moskës.
Ndërkohë në terren luftimet janë përshkallëzuar. Të martën katër ushtarë dhe të paktën tetë civilë gjetën vdekjen në një sulme me raketa në zonën rezidenciale të Kramatorsku-t. Kievi tha se raketat u lëshuan nga zonat e kontrolluara nga rebelët, por këta të fundit mohuan përfshirjen në këtë sulm.
Më shumë se 5400 persona, shumë prej të cilëve civilë kanë gjetur vdekjen që nga nisja e konfliktit. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për dërgimin e trupave ushtarake në Lindje, por Moska mohon këto akuza.
Pritet që bisedimet që do të nisin këtë të mërkurë në Minsk të përqendrohen në arritjen e një armëpushimi, tërheqjen nga të dyja palët e armatimeve të rënda dhe krijimin e një zone çmilitarizimi.
Palët bashkohen nga mendimi për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe megjithëse kërkesat e shtruara prej tyre në tavolinë kanë ndasi të thella.
Ukraina kërkon rikthimin e autoritetit të vet në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut me zotimin e një autonomie më të gjerë për to, çarmatosjen e rebelëve, tërheqjen e trupave ruse, rikthimin e kontrollit të plotë mbi vijën kufitare dhe shkëmbim të plotë të burgosurish.
Rebelët ruse nga ana tjetër kërkojnë njohjen e asaj që e quajnë “Republika Popullore e Donetskut dhe Luhanskut, jo çarmatosje dhe amnnisti për të gjithë udhëheqësit e separatistëve.
Rusia përqendrohet në kërkesën për të garantuar më shumë të drejta për rusisht-folësit në lindje të Ukrainës, autonomi të gjerë për Donetskun dhe Luhanskun në një sistem federal, jo domosdoshmërisht pavarësi, jo rikthim të Krimesë për Ukrainën dhe tërheqje të trupave ukrainase prej zonave të luftimit.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ngulmojnë tek integriteti territorial i Ukrainës, fund ndërhyrjes së Rusisë në Lindje dhe tërheqje të trupave ruse dhe të armatimeve të rënda, një kontroll efikas të vijës kufitare mes dy vendeve, krijimin e një zone jeshile dhe demokraci të plotë për Donetskut dhe Luhanskun.

Perndryshe do ja hash Barak ,se desh harrova,me gjithe bole
Per ju kundra Amerikes,,,o ju kane mohuar vizen,o jeni me kujtimet e gjyshit,kur merte pensionin e veteranit
Ore budallenj,Dojci I shkoi deri ne Stalingrad,,por hyrja e Amerikes ne luften e Normandise,dhe nderprerjen e furnizimeve,per ushtaret Nazi,ne rusi,nderroi pllaka e luftes,dhe fitoi gjasme rusi,,,,,,,duke vrare sidoqofte,edhe 20 million ruse nga dora e pushtit Stalin pas lufte,pa permendur burgjet e internimet,,,ku I kopjoi mrekullisht SHOKU dULLE
Eshte rusi nuke eshte siri o Barak?
si puna dhelpres qe rrinte mbrapa dashit se mos i binin pertoke
o barak baraku .
Po ju jeni kelyshe rusie.
Nuk jane klyshe rusie , por klyshe te se vertetes .
Desha tju kujtoj komentuesve siper se prodhimi bruto industrial vjetor i Rusise eshte 3% te prodhimit bruto industrial vjetor i te gjithe botes, ndersa ai i vendeve te koalicjonit perendimor kunder Rusise per Ukrainen eshte 47% te PBB boteror. Kujtoj ketu thenjen e Bill Klintonit : Idiot. Eshe ekonomia ajo qe vendos ! Mos harroni se ishte ekonomia ajo qe na e hoqi qafe SOCJALIZMIN REAL.
Une shpresoj se, Obama nuk do te pranoje qe, nen presjonin e madh te republikaneve ne kongresin amerikan, te dergoje arme ne Ukraine, sepse konflikti do acarohet shume. Kuptohet se, ne se amerikanet dergojne arme ne Ukraine ata do te dergojne edhe specjalista, qe tju mesojne ukrainasve perdorimin e ketyre armeve moderne. Ne se nje ushtar rus vret nje ushtar amerikan ne Ukraine ose e kunderta atehere do te kemi probleme serjoze ne Europe.
Di me siguri dhe desha tju kujtoj se buxheti mbrojtes i Amerikes eshte me teper se gjysma e buxheteve ushtarke te te gjitha vendeve te marra se bashku.
Faktet dhe shifrat flasin me ze me te larte se sa fjalet e kota.
Amerika Rusine vetem ekonomikisht mundet ta gjunjezoje se ushtarakisht ja ha m@tin, Rusine asnjehere asnje perandori – gjeneral- apo ushtri nuk ka mundur ta pushtoje KURRE
Mos te kishte sulmuar Amerikani ne luften e dyte,edhe ti bucko,bashke me ruset do flisje gjermanishte te paster
Shume e drejte. Piktori i deshtuar vienez do ishte perqendruar 100% ne Rusi nese Anglo-Saksonet nuk do sulmonin Afriken, Italine, dhe Francen. Imagjino, ai vetem me nje divizion panzer SS i demoralizoi Amerikanet ne France.
Perndryshe do ti hash m****
Rrofte Rusia
Do e gjejne gjuhen e paqes, se te sulmosh Rusine eshte te hedhesh ne ere gjithe boten a me duket se ata kane fabrika me arme berthamore, shkurt muhabeti edhe Amerikes i pelqen te fuse pak lufte kudo qe te sundoje. PAQE MBI TOKE!!!!
Kurse per ju qe thoni gjyshet te gjitha ata qe jane shkolluar ne Moske, jane muzikantet, ingjinieret, ushtaraket me te mire, a i shihni si punohet tani ne rruge e tunele e kudo, ato qe jane bere ne kohen e xhaxhit jane me te forta se njerezit ishin te shkolluar dhe jo si tani…qe marrin diploma kot…
Ne nje lufte te re boterore Shqiperia nuk ka as karroca,i shiti te gjitha,Saliu,Zeni dhe Imami do ja mbathin tek kushuriri,nxirrni nga hauret dyfeket me gjalme!