Obama pranon gabimin më të madh gjatë presidencës së tij

Elton Tafaruci

Presidenti Barack Obama e konsideron mungesën e një plani për Libinë, pas hedhjes nga pushteti të diktatorit Moammar Gadhafi, në 2011 – ën, si gabimin më të madh të presidencës së tij.

“Mungesa e një plani për ditën që pasoi, pas ndërhyrjes në Libi, që mendoj se ishte gjëja e duhur për të bërë, është me shumë gjasa një ndër gabimet më të mëdha”, u shpreh Obama, në një intervistë për “Fox News”

Gjatë javëve të fundit, ai ka folur shpesh për Libinë dhe ndërhyrjen e NATO –s, që çoi në vdekjen e Gadhafi –t, në Tetor të atij viti.

Ndonëse beson se ndërhyrja shkoi mirë, Obama tha se sot Libia mbetet një “lëmsh”.

Edhe në Shtator, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, presidenti amerikan e kritikoi ndërhyrjen në Libi duke thënë se duhet të ishte bërë më shumë për të mbushur vakumin e mbetur prapa.

Share This Article
3 Comments
  • Presidenti i vendit me te fuqishem ne bote qe ka gjithe arsenalin intelektual politik, te gjitha burimet e informacionit,qe i lejon mundesine, te ndertoje strategjine dhe logjistiken, se si mund te funksionoje nje vend ne menyren me te mire mbas permbysjes se nje diktature,kjo tregon qe ky lloj politikani, ose eshte handikap,ose e saboton me qellim ,kontributin qe duhet te jape,per menyren si duhet ndertuar mbi germadhat qe krijoi.
    Dhe alter egua i tij Ballkanik Edi Rama,per ironi te fatit,ka per tu takuar me kete lloj qeveritari.

  • Jevgu President po kerkon te zvogeloje ne maksimum gabimet e trasha ne nje gabim te Libise. Gabimi e Idiotesia bashke e ketij President koti eshte se gjithe ato levizjet pro-Islamike te nisura nga Tunizia ne 2010 e te vazhduara ne gjithe vendet arabe, ky Baraku i zi e gjithe politika miope perendimore pas tij, i quajti – Pranvera Arabe – Kjo eshte Super gafa me e madhe politike dhe miopia me e thelle e treguar ndonjehere , ku Libia eshte vetem nje episod.

  • Ky eshte nje mesazh per te gjithe birbot qe shumica me qellim dhe disa trutallasher pa qellim perpijne cdo pordhe te bere nga perndeimi dhe amerika. Mendoni, qe sot nje fare ambasadori ne Kosove del ne perkrahje te qeverise tradhetare qe po shet Kosoven dhe mjerani popull thote ” ka thene ambasadori amerikan….bla bla bla!? Po keshtu mjerani popull shqiptar perpin cdo te pegere te bere nga idhujt e tyre partiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *