Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka refuzuar që të mbajë një fjalim me rastin e diplomimit të vajzës së tij. Shkolla ka organizuar një ceremoni të posaçme dhe duke qenë se babai i njërës prej studentëve është edhe President, vëmendja do të ishte më e madhe.
Megjithatë, Obama i la “gojë hapur” organizatorët kur vendosi të mbante fjalim dhe të ishte në rresht me të gjithë prindërit e tjerë.
“Shkolla e Malias më pyeti nëse unë mund të flasë, por unë u thashë jo,” tha presidenti Obama, gjatë një dreke me stafin e tij në një restorant në Detroit.
“Do të mbaj syze të errëta… dhe do të qaj,” ka shtuar ai.
Vajza e tij Malia do të diplomohet në shkollën e mesme.
Kohët e fundit kanë qenë të shumta rastet kur presidenti Obama është përlotur edhe në publik, veçanërisht kur mbante një fjalim për çështjen e armëve në SHBA që ka shkaktuar mjaft viktima. Mbajtja e armëve është e ligjshme në SHBA. /Dita/
