Politikanët shqiptarë në “listën e zezë” amerikane për Ballkanin

Elton Tafaruci

Lideri i partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni, PDSH-së, Menduh Thaçi, vazhdon ende të jetë në “Listën e Zezë” të SHBA-së.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dje ka publikuar listën e “personave të rrezikshëm” për Maqedoninë ia ka propozuar Senatit amerikan për të shtuar masat e sigurisë ndaj këtyre personave.

Nga Maqedonia në listë janë: Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Ljube Boshkovski, Nevzat Halili, Kastriot Haxhirexha, Shefit Xhaferi, Xhezair Shaqiri, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Zhavit Hasani, Daut Rexhepi – Leka, Izair Samiu, Avdyl Jakupi – Çakalla si dhe Armata e Republikës së Iliridës.

“Ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor; pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë; Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999; implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë – thuhet në motivacion.

Letra e presidentit Obama për Senatin e përshkruan aktivitetin e politikanëve të përfshirë në listë si “armiqësore ndaj interesave amerikane” dhe “kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Share This Article
5 Comments
  • shto në listë dhe kriminelët shqiptar S.Berishën ,L.Bashën,dhe disa rrugaq dhe spiun ,hajdut ,mercenar pa karaktet ,vrasës pas shpine këta katila që kanë bllokuar reformën në drejtësi ????

  • MUHABETE HORDHA PORDHA.

    TURQIA, SHUME SHPEJT DO TE BEHET SHUME E FUQISHME NE BALLKAN, ATEHERE DO TE VIJE DITA JONE.

  • Iliri dhe salqiri nuk gjenden ne liste se ata nuk bejne lufte politike por thjesht veprime te plackitjes ekonomike.

    Pra ata nuk prekin interesat amerkane perderisa nuk ngrejne firma piramidale dhe te hapin depot e armeve ne amerike, apo te vjedhin arin e thesarit te rezerves federale te shba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *