Obama thirrje Rusisë: Të rreshtohet kundër Shtetit Islamik jo opozitës siriane

Saimir Lleshi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama kërkoi nga Rusia që të ndjekë në sulmet e veta ajrore vetëm Shtetin Islamik dhe jo opozitën e moderuar siriane.

Gjatë konferencën në Kuala Lumpur të Malajzisë, Obama kërkoi nga presidenti rus Putin që të rreshtohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se militantët e IS-it janë akuzuar se e kanë rrëzuar aeroplanin rus të udhëtarëve muajin e shkuar, duke lënë pas 224 persona të vdekur, shumica e të cilëve rusë.

“Putini duhet t’i ndjekë njerëzit që i kanë vrarë shtetasit rusë”, tha Obama. Obama, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e vet “nuk do të ndalet” në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe ka këmbëngulë se bota nuk do t’i pranoj sulmet e ekstremistëve kundër civilëve në Paris dhe ç’do kund tjetër, si diçka “e re normale”. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Mesa kam ndigjuar,Rusia nuk është përfshirë në bombardimet ajrore në Siri, me kërkesën e Obamës,por me kërkesën e Asadit dhe me thirrjen e OKB-ës.Rrjedhimisht,Putini nuk është i
    përfshirë në koalicion me SHBA-në i udhëhequr nga Obama.Mesa kam ndigjuar nga deklarimet publike të Putinit,Rusia ka rreth 1000 vjetë që udhëhiqet nga pavarësia e plotë në politikën e jashtëme.

  • Obama nga qe nuk po ben asgje vete, kerkon te vere ne komande Rusine, kerkon te pamunduren. Edhe ISIS i projektuar e finacuar nga USA opozite ishte dhe opozite eshte. Ata qe i binden Amerikes jane te MIRE te tjeret jane te Keqinj, si filmat per femije i miri dhe i keqi.

  • Shkerdheni i Saliut, e paske gjetur tamam emrin sipas kokes perderisa thua se USA financon ISIS. Vetem nje mendje e shkerdhyer mund te besoje kete.

  • e cdo vendi eshte bashk qeverisese.nuk mund te mare pushtetin me lufte sikunder ben opozita e sirise,prandaj ne asnje menyre nuk duhet perkrahur perkundrazi duhet luftuar.demokracine e ka bere amerika e duhet qe ajo tta respektoje.opozita siriane ka kaluar ne dhune prandaj eshte anti kushtetuse.kunder o.k.b. prandaj duhet luftuar.se cfar ka parasysh obama ne kete rast nuk mund ta shpiegoj dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *